Një person mbeti i vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore të Rusisë në qytetin Dnipro, në qendër të Ukraiës, të premten, njoftuan autoritetet.
Raketa goditi një godinë banimi 9 katëshe dhe ministri i Brendshëm Ihor Klymenko paralajmëroi se bilanci i viktimave mund të rritet pasi disa persona vazhdojnë të jenë të bllokuar në ndërtesë.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të dërgojnë sa më parë furnizime për mbrojtjen ajrore me qëllim që ushtria të jetë në gjendje të interceptojë sulmet e vazhdueshme ajrore të Rusisë.
Dnripro, e cila para nisjes së luftës kishte një popullsi prej thuajse 1 milionë banorësh, është një qytet që shtrihet drejt lindjes së vendit, ku janë zhvilluar luftimet më intensive me forcat ruse.
Qyteti ka qenë rregullisht në shënjestër të sulmeve me raketa dhe dronë që kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Rusia mohon të ketë vënë si objektiv civilët dhe infrastrukturën civile, por mijëra njerëz janë vrarë.