Lidhje

Forcat izraelite kryejnë sulme më në thellësi në jug e veri të Gazës


Forcat izraelite kryen sot sulme duke goditur me tanke më në thellësi në dy zona në veri dhe jug të Rripit të Gazës, ndërsa autoritetet shëndetësore palestineze që kontrollohen nga Hamasi thanë se nga sulmet në Rafah u vranë 11 persona.

Banorët dhe Hamasi thanë se tanket kryen sulme në perëndim të lagjes Shakoush në Rafah, duke detyruar mijëra të zhvendosur që të largohen nga kampet dhe t’i drejtohen qytetit të afët Khan Younis.

Ushtria izraelite nuk komentoi mbi këto sulme.

Që prej datës 7 maj, tanket kanë përparuar në disa zona të Rafahut ndërsa forcat izraelite kanë nën kontroll të gjithë vijën kufitare me Egjiptin dhe pikëkalimin e Rafahut, e vetmja pikë lidhëse për më shumë se 2.3 milionë banorët e Gazës me botën e jashtme.

Përpjekjet e ndërmjetësuesve arabë, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje armëpushimi deri tani kanë dështuar.

Hamasi thotë se marrëveshja duhet të sigurojë fundin e plotë të luftës dhe tërhqjen e Izraelit nga Gaza ndërsa Izraeli thotë se do të pranojë vetëm ndërprerje të përkohshme të luftimeve, derisa Hamasi, që qeveris Gazën që nga viti 2007, të çrrenjoset dhe eleminohet.

XS
SM
MD
LG