Policia gjermane qëlloi kundër një personi, i cili i kishte kërcënuar oficerët me një sëpatë dhe një mjet zjarrvënës, të dielën gjatë paradës së tifozëve të Kampionati Evropian të futbollit 2024 në qendër të Hamburgut, njoftoi policia në rrjetin social X.
Policia tha se personi i armatosur është duke marrë tashmë kujdes mjekësor.
Incidenti ndodhi në rajonin St Pauli në Hamburg, pak para ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës, në stadiumin Volksparkstadion.
Marshimet e tifozëve bëhen para çdo ndeshjeje, ndërsa gjatë kohës që u shënua incidenti po mbahej një paradë e tifozëve të Holandës.
Gjermania është vendi organizator i Kampionatit Evropian, që nisi të premten në mbrëmje.