Lidhje

Ish kryetarja e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi dënohet me 1 vit burg për "shpërdorim detyre"


Luiza Mandi
Luiza Mandi

Ish kryetarja e Bashkisë së Libohovë, Luiza Mandi u dënua të enjten nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me 1 vit burg “për shpërdorim detyre”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 8 muaj burgim.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, zonjës Mandi i ndalohet për pesë vite të ushtrojë edhe funksione publike.

Hetimet nga Prokuroria e posaçme u kryen ndaj ish kryetares së Bashkisë së Libohovës pas denoncimit të një qytetari nga Libohova se në pronat e familjarëve të tij ishin shkaktuar dëme nga një projekt zhvillimi, kryer nga bashkia për zgjerimin e rrugës.

Prokuroria gjatë hetimeve sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cenuar prona private, pasi nuk ishte zbatuar procedura e shpronësimit, dhe ishte sjellë një dëm ekonomik ndaj qytetarit në rreth 360.000 lekë.

Ish-kryetarja e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi ndodhet jashtë Shqipërisë dhe është hetuar në gjendje të lirë.

Luiza Mandi me profesionin mjeke e drejtoi bashkinë e Libohovës për dy mandate të fituara në zgjedhjet vendore në vitin 2015 dhe 2019 si përfaqësuese e Partisë Socialiste.

XS
SM
MD
LG