Lidhje

Nën hetim pasuror, Monika Kryemadhi mbi 5 orë në Prokurorinë e Posaçme


Monika Kryemadhi në dalje nga Prokuroria e Posaçme
Monika Kryemadhi në dalje nga Prokuroria e Posaçme

Në Shqipëri deputetja e Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e ish presidentit Ilir Meta, ishte sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi pasuror që po kryhet ndaj saj.

Isha në Prokurori, për t’u përgjigjur rreth padisë së rremë që Erion Veliaj ka bërë me shërbërtorët e tij. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe në bazë të të dhënave të mia, dhe atyre që ka mbledhur dhe Prokuroria e Posaçme, ballafaquam të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që ata kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektn e pyetjeve dhe përgjigjeve”, tha zonja Kryemadhi, kur doli nga Prokuroria e posaçme pasdite, pas më shumë se 5 orësh qëndrimi përballë hetuesve.

Ajo ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se pasuritë e saj burojnë nga pronat e familjes, dhe se paditë kundër saj janë sponsorizuar nga persona të lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cilin ajo ka bërë disa kallzime. E ëma e zonjës Kryemadhi po ështu është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa në banesën e saj u sekuestrua dhe një telefon celular që i përkiste deputetes.

Hetuesit kanë në duar dhe një tjetër çështje që lidhet me një lobim të ish Lëvizjes socialiste për integrim, në Shtetet e Bashkuara si dhe me rastin CEZ-DIA, për të cilin ka një denoncim ndaj ish presidentit Meta

XS
SM
MD
LG