Lidhje

Kosovë, arrestohen dy persona të dyshuar për spiunazh


Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të mërkurën se ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi të Kosovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

Prokuroria nuk bëri të ditur më shumë hollësi ndërsa të dyshuarve u ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh.

Mediat lokale thanë se të arrestuarit të përkatësisë kombëtare shqiptare, dyshohen për bashkëpunim me Agjencinë serbe të Zbulimit.

XS
SM
MD
LG