Lidhje

Gjeorgji, Komisioni Juridik hedh poshtë veton presidenciale ndaj projektligjit mbi "agjentët e huaj"


Në Gjeorgji komisioni parlamentar mbi Çështjet Juridike hodhi poshtë të hënën veton e presidentes së vendit, ndaj të ashtuquajturit projektligji mbi "agjentët e huaj", i cili është bërë shkak për protesta masive për javë të tëra në këtë vend.

Ky zhvillim i hap rrugë votimit mbi këtë çështje në seancë pleanare të martën. Partia në pushtet mbështetëse e ligjit, i ka votat për të rrëzuar veton e Presidentes Salome Zourabichvili. Kjo e fundit dhe kritikë të tjerë thonë se ky projekligj nëse hyn në fuqi, do të kufizojë lirinë e medias dhe do të pengojë shanset e Gjeorgjisë për t'u bërë pjesë e Bashkimin Evropian.

Projektligji parashikon që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20% të buxhetit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si "agjentë të huaj".

Kundërshtarët e denoncojnë atë si "ligji rus" për shkak të ngjashmërisë me masat e ndërmarra nga Kremlini.

Më 18 maj Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili vendosi veton ndaj projekligjit pas miratimit të tij në parlament nga deputetë të partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane si dhe aleatë të saj.

Ky bllok ka vota të mjaftueshme në parlament për ta rrëzuar veton.

XS
SM
MD
LG