Lidhje

Ushtria izraelite ka gjetur trupat e tre pengjeve në Gazë


Ricarda Louk, nëna e 22 vjeçares Shani Louk, e rrëmbyer nga Hamasi, qëndron e ulur pranë fotografisë së vajzës së saj. Ushtria izraelite njoftoi se ka gjetur trupat e tre pengjeve në Gazë më 17 maj, 2024/Pamje nga arkivi/AP
Ricarda Louk, nëna e 22 vjeçares Shani Louk, e rrëmbyer nga Hamasi, qëndron e ulur pranë fotografisë së vajzës së saj. Ushtria izraelite njoftoi se ka gjetur trupat e tre pengjeve në Gazë më 17 maj, 2024/Pamje nga arkivi/AP

Ushtria izraelite njoftoi sot ka gjetur trupat e tre pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në Gazë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari identifikoi tre pengjet dhe njoftoi se ata ishin vrarë nga Hamasi më 7 tetor në festivalin e muzikës Nova, që po mbahej në afërsi të kufirit me Gazën dhe se trupat e tyre ishin dërguar më pas në Gazë.

Zëdhënësi Hagari njoftoi se në mesin e tyre është edhe trupi i izraelito-gjermanes 22 vjeçe Shani Louk, fotografia e trupit të gjymtuar të së cilës në makinën e Hamasit tronditi botën për përmasat e sulmit të Hamasit.

Dy trupat e tjerë u identifikuan si ato të pengjeve Amit Buskila, 28 vjeçe dhe Itzhak Gelerenter, 56 vjeç.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vdekja e tyre ishte "zemërthyese" dhe u zotua se Izraeli "do t'i kthejë të gjitha pengjet, të gjallë dhe të vdekur."

Ushtria izraelite tha se i kishte gjetur trupat e pengjeve gjatë natës, por nuk dha detaje të tjera për vendin ku janë gjetur.

Ushtria izraelite aktualisht po zhvillon një operacioni ushtarak në qytetin e Rafahut, ku thotë se sipas informacioneve të saja të zbulimit po mbahen pengjet e Hamasit.

XS
SM
MD
LG