Lidhje

Zhvillimi i sensorëve kuantikë për matje të pamundura më parë


sensorë kuantikë
sensorë kuantikë

Hulumtuesit në Kaliforni po zhvillojnë sensorë me ndjeshmëri të lartë me qëllimin për të zbuluar sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimet mjedisore. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot, shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos e kanë përqendruar vëmendjen tek sensorët kuantikë që bazohen tek fenomeni i quajtur ‘ndërlidhja e kuantit’, kur një foton ‘e di ekzistencën’ e një fotoni tjetër në distanca të largëta.

Zhvillimi i sensorëve kuantikë për matje të pamundura më parë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos po zhvillojnë sensorë kuantikë të gjeneratës së ardhshme. Profesoresha Prineha Narang thotë se synimi është që të përmirësohet saktësia e matjes së asaj që po ndodh në ajër dhe ujë.

“Flitet për zbulimin e atyre që mund të jenë tregues të hershëm të problemeve më të mëdha, për marrjen e vendimeve që ndikojnë tek shëndeti i njeriut, kur flitet për ndryshimin e cilësisë së ajrit”.

Sergio Carbajo, hulumtues në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, ka drejtuar mbi një molekulë dy rreze lazer me precizion të lartë, për të ‘lexuar’ karakteristikat e saj kuantike, ose siç thotë ai, gjurmën e tij unike të gishtit, që përfshin kohën dhe vendndodhjen.

“Mbledhim të dhëna nga qindra prej tyre (molekulat) dhe studiojmë informacionet individuale. Përmbledhja e të gjitha të dhënave të mbledhura na ndihmon të shohim ndërlidhjen e zhvillimeve”.

Për shkak të ndërlidhjes kuantike, fenomeni kur një foton "e di" ekzistencën e një tjetri, këta sensorë do të jenë në gjendje të matin diçka që ndodh në distanca të largëta.

Verën e kaluar, kur qyteti i Nju Jorkut u mbulua nga tymi i zjarreve në Kanada, hulumtuesit thonë se sensorët mund të kishin parashikuar zonat dhe sa do të zgjaste smogu, madje deri tek ndotësit specifikë. Hulumtuesi Dennis Kim thotë se ky është vetëm fillimi.

“Sensorët kuantikë mund të zbulojnë ndryshimet në fushat magnetike. Për shembull, në rastin e një tërmeti, madje edhe në zonat tektonike, me lloje të ndryshme tërmetesh, ku ndjeshmëria është e lartë, ne mund të parashikojmë ose ndjejmë një tërmet përpara se të ndodhë”.

Shkencëtarët parashikojnë se gjatë dhjetë viteve të ardhshme, këta sensorë do të kenë përdorim edhe më të gjerë në hulumtimet për klimën.

XS
SM
MD
LG