Lidhje

Analistët: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në


Podgorica
Podgorica

Brukseli zyrtar, këto ditë, paralajmëroi se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Analistët shohin një përparim në rrugëtimin drejt anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dhe besojnë se Mali i Zi do të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave. Ata thanë se për shkak të situatës në rajon dhe luftës në Ukrainë, Brukseli zyrtar synon t'i jap shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi në këtë situatë mund të përfitojë më së shumti.

Analistët: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

Komisioni Evropian po bashkëpunon ngushtë me Malin e Zi për ta ndihmuar në përmbushjen e standardeve në fushën e sundimit të ligjit. Në këtë kuadër zyrtarët nga Brukseli paralajmëruan se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Analistët Bekim Çobaj dhe Ismet Kallaba, shohin një përparim në rrugëtimin drejt anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dhe besojnë se Mali i Zi do të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave.

“Mali i Zi i ka pasur disa suksese të vogëla, që e kandiduan për të përfunduar këto masa paraprake për raportin e ashtuquajtur IBAR që e përpilon Komisioni Evropian dhe i cili tregon për avancimin e një vendi të caktuar, në këtë rast të Malit të Zi”, thotë analisti Bekim Çobaj.

Ndërkaq analisti Ismet Kallaba tha se: “është në dorën e Bashkimit Evropian dhe unë mendoj se në këtë prizëm duhet shikuar edhe sinjalet që vijnë nga BE. Nëse kemi parasysh të kaluarën e dimë që edhe disa vende të tjera, në radhë të parë Bullgaria dhe Rumania nuk i kanë plotësuar për tu bërë anëtare të BE-së dhe megjithatë janë pranuar.”

Analistët besojnë se Bashkimi Evropian për shkak të situatës me luftën në Ukrainë, do t'i mbyll sytë ndaj plotësimit të disa kushteve.

Analisti Ismet Kallaba tha se “duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat, por duke marrë parasysh edhe situatën e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ku ekziston edhe një rrezik real i devijimit të kursit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mendoj që BE do t'i mbyll sytë ndaj plotësimit të kushteve dhe do të bëjë çdo gjë që ti përafrojë dhe ti pranojë sa më parë këto vende në gjirin e vet”.

Analisti Çobaj thotë se “fokusi kryesor është tek kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sferat më të rëndësishme, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, largimi i ndikimit politik nga institucioni i gjyqësorit, liria e mediave etj., dhe pritet që Mali i Zi në qershor të marrë mendim pozitiv në këtë raport. Por asgjë nuk është e sigurt sepse KE dhe BE duan që këto arritje të jenë konkrete dhe mos të kenë vetëm premtime”.

Analisti Çobaj vlerëson se për shkak të situatës në rajon dhe luftës në Ukrainë, Brukseli zyrtar synon t'i jap shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi në këtë situatë mund të fitojë më së shumti.

Qeveria e Malit të Zi mund të ketë optimizëm sepse është e qartë se pas zhvillimeve në Ukrainë BE synon tu japë një shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi është vendi që për momentin mund të përfitojë më së shumti,” thekson ai.

XS
SM
MD
LG