Lidhje

Ekspertët, nivel rekord i nxehtësisë në muajin mars


A view of the Sau reservoir, which is only at 5 percent of capacity, in Vilanova de Sau, Spain, Jan. 26, 2024. A historic drought has shrunk reservoirs to record lows. Experts say the drought is driven by climate change.
A view of the Sau reservoir, which is only at 5 percent of capacity, in Vilanova de Sau, Spain, Jan. 26, 2024. A historic drought has shrunk reservoirs to record lows. Experts say the drought is driven by climate change.

Nxehtësia globale në mars shënoi një rekord të ri mujor, me temperaturat e ajrit dhe oqeaneve të botës, që arritën nivelin më të lartë për këtë muaj, sipas Agjencisë Copernicus të Bashkimit Evropian për klimën. Që nga qershori i kaluar, globi ka thyer rekorde të nxehtësisë çdo muaj.

Ekspertët, nivel rekord i nxehtësisë në muajin mars
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Lulëzimi pranveror filloi më herët në pjesë të Evropës dhe Amerikës së Veriut këtë vit në muajin mars, falë temperaturave më të ngrohta se mesatarja.

Temperatura mesatare në mars të këtij viti ishte 14.14 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2016 me një të dhjetën e shkallës, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Copernicus e Bashkimit Evropian për klimën.

Ekspertët e klimës thonë se ndër arsyet kryesore të nivelit rekord të nxehtësisë këtë vit janë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu përmes çlirimit të dioksidit të karbonit dhe metanit të shkaktuar nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror.

Përmes Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, bota vendosi një objektiv për të mbajtur ngrohjen globale në ose nën nivelin 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën para-industriale.

Të dhënat mbi temperaturën të Agjencisë Copernicus janë mujore dhe përdorin një sistem matjeje paksa të ndryshëm nga pragu i përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit, i cili përfshinë mesatarisht një periudhë prej dy ose tre dekadash.

Samantha Burgess, zëvendës drejtoreshë e Agjencisë Copernicus, thotë se temperatura rekord e muajit mars nuk ishte aq e jashtëzakonshme sa disa muaj të tjerë të vitit të kaluar që thyen rekordet me dallime më të mëdha.

Rajoni spanjoll i Katalonjës po vuan nga një prej thatësirave më të rënda në histori.

Në shkurt, zyrtarët në rajonin verilindor të Spanjës shpallën një emergjencë thatësire pasi niveli i një rezervuari, që furnizon gjashtë milionë njerëz me ujë, duke përfshirë popullsinë e Barcelonës, ra nën 16 për qind të kapacitetit.

Kjo ishte një goditje e madhe për ekonominë rurale sepse shkaktoi një ulje të nivelit të ujit për ujitjen e kulturave bujqësore me 80 për qind dhe për kafshët me 50 për qind.

Fermeri Josep Guitart thotë se kjo është një thatësirë e pashembullt.

“Sigurisht, ne po jetojmë aktualisht në kontekstin e ndryshimeve klimatike. Kjo po ndodh në mbarë botën, por po godet më shumë zonën e Mesdheut. Babai im është 85 vjeç dhe thotë se nuk ka parë kurrë diçka të tillë, një thatësirë kaq të gjatë. Ky është një cikël dhe këtë herë po na prek neve", thotë ai.

Amerika Jugore, Amerika Qendrore dhe Amerika Veriore vendosën një rekord të ri për rastet e etheve të dengës këtë vit pasi mijëra njerëz nga Porto Riko deri në Brazil u sëmuren nga virusi që transmetohet nga mushkonjat.

Shumica e rasteve këtë vit kanë ndodhur në hemisferën jugore, me më shumë se 80% të tyre të raportuara në Brazil, të pasuara nga ato në Paraguaj, Argjentinë, Peru dhe Kolumbi.

Sipas të dhënave të Agjencisë Copernicus, globi ka përjetuar 12 muaj rritje të temperaturave mesatare mujore me 1.58 gradë Celsius, duke kaluar pragun e vendosur nga Marrëveshja e Parisit.

Temperatura globale e sipërfaqes së detit në muajin mars ishte mesatarisht 21.07 gradë Celsius, shifra më e lartë e regjistruar për këtë muaj dhe pak më e lartë se ajo që u regjistrua në shkurt.

XS
SM
MD
LG