Lidhje

Arrestohet i dyshuari për rrëmbim të 4 personave në një klub nate në Holandë


Netherlands Hostages
Netherlands Hostages

Policia holandeze arrestoi një person të shtunën pasi ai doli nga një klube nate, ku katër njerëz u mbajtën peng për disa orë, duke i dhënë fund në mënyrë paqësore një situate të tensionuar.

“Ne jemi shumë të kënaqur që kjo situatë përfundoi në këtë mënyrë. Viktimat dolën në mënyrë të sigurt nga lokali dhe ne ishim në gjende të arrestonim personin e dyshuar pa përdorur dhunën”, tha prokurorja rajonale Marthyne Kunst.

Ende nuk dihen motivet e të dyshuarit, por policia dhe prokurorët thanë se nuk mendojnë se bëhet fjalë për një incident terrorist. Policia tha se i dyshuari përdori një thikë për të mbajtur pengjet dhe kishte një çantë, e cila po kontrollohet nga ekspertë të sigurisë për të parë nëse është e mbushur me eksplozivë.

Incidenti ndodhi në klubin “Cafe Perricoat” në qendër të qytetit Ede, rreth 85 kilometra në juglindje të Amsterdamit.

Ede, Holandë
Ede, Holandë

Prokurorja Kunst tha për gazetarët se i dyshuari ishte një person i njohur për forcat e zbatimit të ligjit dhe se ai në të kaluarën ishte dënuar për kryerje të veprimeve kërcënuese. Ajo nuk dha hollësi të tjera për të dyshuarin për shkak të ligjeve të privatësisë dhe vazhdimit të hetimeve mbi incidentin.

Identiteti i të dyshuar nuk është publikuar, por kryetari i bashkisë së qytetit Ede, Rene Verhulst tha se ai është shtetas holandez.

Autoritetet nuk dhanë hollësi as për katër pengjet.

Forca të policisë të armatosura rëndë rrethuan klubin popullor të natës pasi morën lajmin për pengmarrje. Banorët e rreth 150 shtëpive të zonës përreth u evakuuan dhe trenat nuk u lejuan të ndalonin në stacionin në qendër të qytetit.

XS
SM
MD
LG