Lidhje

Gjysmëhëna e Kuqe: Ushtria izraelite ka rrethuar dy spitale në Gazë


Israeli raid at Al Shifa hospital and the area around it, in Gaza City
Israeli raid at Al Shifa hospital and the area around it, in Gaza City

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha të dielën se forcat izraelite po rrethojnë dy spitale në Gazën jugore, disa ditë pasi ushtria e Izraelit filloi të vinte në shënjestër militantët e Hamasit brenda dhe përreth spitalit kryesor të Gazës, al-Shifa.

Izraeli ka kryer disa bastisje në spitalet e Gazës dhe përreth tyre që nga fillimi i luftës në tetor, duke thënë se militantët e Hamasit veprojnë në komplekset mjekësore, një akuzë që grupi militant palestinez e mohon.

Automjete ushtarake iu afruan spitaleve Nasser dhe Al-Amal në Khan Yunis të Gazës jugore ndërsa bombardimet e forta dhe të shtënat me armë u dëgjuan rreth zonës, tha Gjysmëhëna e Kuqe.

Organizata bamirëse e shëndetësisë tha se një punonjës vullnetar i saj në spital u vra nga të goditjet izraelite herët të dielën.

Ushtria izraelite tha se filloi një operacion në lagjen Al-Amal "për të vazhduar shpërbërjen e infrastrukturës terroriste dhe eliminimin e operativëve terroristë në zonë".

Ushtria tha se operacioni filloi me sulme të forcave ajrore ndaj rreth 40 objektivave, përfshirë komplekse ushtarake, tunele dhe "infrastruktura të tjera terroriste".

XS
SM
MD
LG