Lidhje

“Ëndrra të bukura”! Meksikanët shënojnë Ditën Botërore të Gjumit duke dremitur


Meksikanët duke marrë një sy gjumë nën hijen e Monumentit të Revolucionit në kryeqytetin Mexico City, 15 mars 2024
Meksikanët duke marrë një sy gjumë nën hijen e Monumentit të Revolucionit në kryeqytetin Mexico City, 15 mars 2024

Meksikanët shënuan të premten Ditën Botërore të Gjumit.

Ata u shtrinë në dyshekë e jastëkë për të marrë një sy gjumë nën hijen e Monumentit të Revolucionit në kryeqytetin Mexico City për të festuar Ditën e Gjumit.

Ndërsa dielli filloi të perëndonte, pjesëmarrësit dremitën dhe më pas u bënë pjesë e një leksioni të hapur mbi ushtrimet për frymëmarrjen dhe meditimin.

Dremitja në masë u organizua nga autoritetet e Mexico City-t, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për gjumin e qetë dhe tërhoqi më shumë se 300 pjesëmarrës, të cilët ishin të gatshëm të binin në qetësi të përkohshme.

Dita Botërore e Gjumit shënohet çdo vit në 15 mars. Tema e këtij viti ishte “Gjumë të njëjtë për Shëndet Global”, duke vënë në dukje pabarazinë për kohën e fjetjes në rang botëror.

XS
SM
MD
LG