Lidhje

Netanjahu thotë se ofensiva në Gazë do të vazhdojë, delegacioni i Hamasit lë bisedimet


Palestinezët qëndrojnë pranë shtëpive të tyre të shkatërruara nga ofensiva izraelite në Khan Younis, në Rripin e Gazës më 6 mars, 2024/AP
Palestinezët qëndrojnë pranë shtëpive të tyre të shkatërruara nga ofensiva izraelite në Khan Younis, në Rripin e Gazës më 6 mars, 2024/AP

Izraeli do të vazhdojë me ofensivën e tij kundër Hamasit, përfshirë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje për ta ndalur atë, tha të enjten kryeministri Benjamin Netanjahu.

"Ka pasur presion ndërkombëtar dhe ai është në rritje, por veçanërisht kur presioni ndërkombëtar rritet, ne duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të ndërprerë luftën," tha ai.

Rreth 1.5 milion njerëz vlerësohet të kenë shkuar për t’u strehuar në Rafah, në kufi me Egjiptin, për t'i shpëtuar sulmeve ushtarake të Izraelit.

Zoti Netannahu tha gjithashtu se Izraeli duhet të reagojë ndaj përpjekjeve për ta fajësuar atë për krimet e Hamasit. Ai shtoi se Izraeli do të kryejë operaacione ushtarake në të gjithë Gazën, "përfshirë Rafahun, bastionin e fundit të Hamasit".

Ndërkohë Hamasi tha se delegacioni i tij ishte larguar nga Kajro të enjten ku negociatat e vazhdueshme për një marrëveshje armëpushimi në Gazë para fillimit të Ramazanit javën e ardhshme nuk kanë shënuar përparim. Të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri tha se Izraeli kishte “sabotuar” përpjekjet për një marrëveshje armëpushimi.

Abu Zuhri i tha agjencisë Reuters se Izraeli po refuzonte kërkesat e Hamasit për t'i dhënë fund ofensivës në enklavë, për të tërhequr forcat dhe për të siguruar futjen e ndihmave dhe kthimin e njerëzve të zhvendosur.

Izraeli ka thënë se synimi i tij është të shkatërrojë Hamasin dhe se çdo armëpushim duhet të jetë i përkohshëm, si edhe ka kërkuar gjithashtu një listë të pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza.

XS
SM
MD
LG