Lidhje

Izraeli thotë se amfetaminat luajtën rol në krimet e kryera nga Hamasi 


Captagon
Captagon

Qindra militantë të Hamasit u vranë apo u kapën të gjallë gjatë sulmit të 7 tetorit, kur vranë 1,200 izraelitë dhe rrëmbyen 240 të tjerë, sulm ky që nxiti luftën në Gazë. Zyrtarët izraelitë i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës në Jerusalem, Linda Gradstein se shumë nga militantët kishin me vete tableta amfetamine “Captagon”, një stimulues që krijon një efekt të lartë euforie dhe guximi. Paralajmërojmë shikuesit se kronika në vazhdim përmban pamje të rënda.

Izraeli thotë se amfetaminat luajtën rol në krimet e kryera nga Hamasi 
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Një numër dëshmitarësh deklaruan se shumë nga militantët e Hamasit që kaluan kufirin nga Gaza në Izrael me 7 tetor dukeshin euforik. Ata arritën të pushtojnë mbi 20 komunitete të vogla – duke vrarë 1,200 izraelitë dhe në disa raste duke i gjymtuar dhe dhunuar ata – dhe rrëmbyen 240 pengje.

Zyrtarët izraelitë konfirmuan se shumë nga të armatosurit që u kapën ose u vranë kishin me vete tableta të substancës “Captagon”, një lloj narkotiku që njihet edhe si “kokaina e të varfërve” dhe “kimikati i guximit të ISIS-it”.

“Me vite ‘Captagon’-i ishte i përhapur tek pjesëtarët e Shtetit Islamik, sidomos në Irak dhe Siri, për shkak se u jepte atyre fuqi mbinjerëzore, përfshirë aftësinë të qëndronin zgjuar, të qetë, të përqëndruar me ditë të tëra. Deri në një masë, ‘Captagon’-i eliminon frikën dhe urinë. Çmimin e ka të ulët; llogaritet se kushton diku mes një dhe pesë dollarë dhe kostoja e ulët mund të jetë shpjegojë konsumimin e gjerë që kjo substancë ka në mesin e të rinjve në Lindjen e Mesme,” thotë zonja Carmit Valensi nga Instituti për Studime të Sigurisë.

Shumë ekspertë narkotikësh izraelitë thonë se ‘Captagon’-i është përdorur shumë gjatë sulmit të Hamasit në tetor. Dhe ndërkohë që zyrtarët thonë se tabletat janë gjetur tek autorët e sulmit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk ka konfirmuar nëse militantët e Hamasit që janë kapur të gjallë kanë pranuar përdorimin e Captagonit, ose nëse kjo substancë është gjetur në analizat e gjakut të atyre që janë vrarë.

“E dimë që është gjetur ‘Captagon’. E dimë që është gjetur në sasi të mëdha. Dhe mund të supozojmë nga kjo se është përdorur gjerësisht nga terroristët e Hamasit për të dobësuar gjykimin e tyre moral, për të nxitur aktivitetin luftarak, për të nxitur eksitimin seksual, për të zvogëluar çfarëdo lloj kufizimi për të kryer krime,” thotë drejtori i Qendrës Mjekësore për Trajtimin Varësisë, Shaul Levran.

Por disa analistë izraelitë thonë se substanca “Captagon” nuk mund të fajësohet për krimet e Hamasit. Ata thonë se përgjegjësia për brutalitetin rrjedh nga indoktrinimi dhe dehumanizimi shumëvjeçar i hebrenjëve.

“Amfetaminat nuk i shndërrojnë njerëzit në egërsira. Njësoj si të rinjtë që marrin amfetamina dhe vallëzojnë e bëjnë qejf tërë natën, nuk bëhen egërsira – terroristët nuk bëhen egërsira për shkak të amfetaminës,” thotë profesori i kriminalistikës në Universitetin Hebraik, Simon Perry.

Përdorimi i substancës “Captagon” nuk është problematik vetëm në kontekstin e sulmit të Hamasit kundër Izraelit. Është një produkt jashtëzakonisht fitimprurës, që prodhohet kryesisht në Siri dhe eksportohet në shtetet arabe të Lindjes së Mesme, shumë prej të cilave kanë shpallur përdorimin e saj si një urgjencë kombëtare e shëndetit publik.

“Captagon-i", është tregëtuar në të kaluarën si ilaç psiko-stimules, por është ndaluar në shumicën e vendeve të botës.

XS
SM
MD
LG