Lidhje

BQK me linjë të veçantë telefonike për të informuar serbët e Kosovës rreth çështjes së dinarit serb


Banka Qendrore e Kosovës njoftoi të premten se ka hapur një linjë të veçantë telefonike për serbët e Kosovës për t'i njoftuar rreth çështjes së dinarit serb.

Në njoftimin e Bankës Qendrore thuhet se rregullorja e saj nuk ndalon apo kufizon transferin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara, nuk kufizon aktivitetin këmbimor, nuk ndalon transferet nga asnjë shtet dhe kursimin ne asnjë valutë tjetër përfshirë dinarin.

BQK me linjë të veçantë telefonike për të informuar serbët e Kosovës rreth çështjes së dinarit serb
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Njoftimi i Bankës pasoi trysninë perëndimore ndaj Kosovës për një periudhë kalimtare rreth zbatimit të vendimit për përdorimin e valutës Euro si të vetmen në Kosovë.

Çështja u diskutua me tone të ashpra ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me thirrjet e ambasadorëve perëndimorë që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, vendi i të cilit kërkoi seancën e Këshillit të Sigurimit, akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se po e pamundëson jetën e serbëve.

“Institucionet e Kosovës kanë krijuar kushte të padurueshme të jetesës për serbët dhe tani ata po ndërmarrin sulme gjithëpërfshirëse, sistematike kundër civilëve serbë, si dhe po i përndjekin ata. Një situatë e tillë, në mungesë të një reagimi të duhur, mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha presidenti Vuçiç duke nënvizuar se vendimi për heqjen nga qarkullimi të dinarit është “goditje e drejtpërdrejt ndaj mbijetesës së serbëve dhe të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është pikërisht krijimi i kushteve të padurueshme të jetesës dhe mohimi i mundësisë për të mbijetuar që ka për qëllim regjimi në Prishtinë, i cili përmes akteve të këtilla te dhunës strukturore po intensifikon sulmet sistematike kundër popullatës serbe, të cilat janë mirë të planifikuara me vite dhe përmes të cilave përndjekja e hapur e serbëve në Kosovë ka filluar”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili për herë të parë mori pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e zotit Vuçiç dhe tha se institucionet e Kosovës do të sigurojnë një periudhë kalimtare për rreth përdorimit të dinarit serb.

“Beogradi po i bie kambanës… për shkak se po ndalojmë thasë parash në kufi. Po ankohen jo për shkak se janë të brengosur për fatin e serbëve të Kosovës, por për shkak se është gati t’iu mbyllet kanali fitimprurës i parasë së jashtëligjshme në veri të Kosovës”, tha kryeministri Kurti duke nënvizuar se rregullorja në asnjë mënyrë nuk ndalon dhe as nuk pengon qeverinë e Serbisë që t’u japë përkrahje financiare serbëve të Kosovës”.

“Çfarëdo pretendimi për të kundërtën nuk është asgjë më shumë se propagandë e rreme që ka për qëllim të nxisë tensione etnike”, tha zoti Kurti.

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield kritikoi Prishtinën për veprime të pabashkërenduara dhe Beogradin për shmangie të përgjegjësisë për sulmin në Banjskë vitin e kaluar.

Ajo tha se zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës është bërë “pa përgatitje të mjaftueshme apo konsultime me popullatën vendase”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në disa raste kërkuan nga qeveria e Kosovës që të pezullohet zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore menjëherë duke shfaqur shqetësimin se çështja mund të nxisë tensione të reja.

Autoritetet në Kosovë janë pajtuar për një periudhë kalimtare për të sqaruar dhe shmangur paqartësitë rreth rregullores së Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

XS
SM
MD
LG