Iraku dënoi ashpër këtë të enjte sulmet me dronë të ushtrisë amerikane në Bagdad që lanë të vrarë një komandant të një grupi të mbështetur nga Irani
Zëdhënësi i kryeministirt të Irakut tha se sulmi ishte "një atentat flagrant" që shpërfill jetët e civilëve dhe të drejtën ndërkombëtare. Zëdhënsi Yehia Rasool tha se koaliconi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që vepron në Irak për të luftuar grupin Shtetit Islamik në mënyrë të vazhdueshme ka devijuar nga nga arsyet dhe objektivat e pranisë atje.
Sipas zëdhënësit, kjo ngjarje e detyron më shumë se kurrë qeverinë e Irakut që t’i japë fund misionit të këtij koalicioni që është bërë faktor paqëndrueshmërie duke kërcënuar përfshirjen e Irakut në ciklin e konfliktit.
Të mërkurën, ushtria amerikane tha se Forcat e Komandës Qendrore kryen një sulm në Irak, duke vrarë një komandant të grupit Kataib Hezbollah, i cili sipas njoftimit ishte përgjegjës për planifikimin dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në sulmet ndaj forcave amerikane në rajon.
Sulmi i djeshëm ndodhi disa ditë pasi ushtria amerikane goditi dhjetëra objektivave në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani në fund të janarit.