Lidhje

Josep Borrell qëndron në Kiev disa ditë pas miratimit të paketës së ndihmës për Ukrainën


Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell rikonfirmoi mbështejen e palëkundur ushatarake dhe financiare të vendeve të BE-së për Ukrainën, gjatë një vizite në Kiev të martën.

Vizita vjen disa ditë pasi Bashkimi Europian miratoi një paketë ndihme 4-vjeçare prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Zoti Borrell tha se ai do të shfrytëzonte takimet në Kiev për të biseduar mbi realizimin e reformave ndërsa vendi po bën përpjekje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Të martën, në Ukrainë, mbërriti edhe Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, i cili pritet të vizitojë centralin bërthamor të Zaporizhias.

Zoti Grossi tha se do të zhvillonte bisedime me zyrtarët dhe se do të vlerësonte “sigurinë ende të brishtë të centralit”, e cila gjendet në një zonë të Ukrainës që është nën kontrollin e rusëve.

Përveç shqetësimeve mbi sigurinë e centralit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka shprehur gjithashtu shqetësim mbi reduktimin e personelit që po punon atje. Zaporizhia është centrali më i madh bërthmor në Evropë.

Sulme të reja

Zyrtarët ukrainas thanë të martën se si pasojë e sulmeve ajrore në verilindje të Ukrainës mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Guvernatori rajonal i Kharkivit tha se dy raketa S-300 shkatërruan një hotel në qytetin Zolochiv.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se shkatërroi 7 dronë ukrainas mbi rajonin e Belgorodit, që është në kufi me Ukrainën.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori rajonal tha përmes një postimi në rrjetin Telegram se mbetjet e dronëve dëmtuan godina në disa qytete, përfshirë qytetet Gubkin dhe Volokonova.

XS
SM
MD
LG