Një sulm në një kompleks banimi në Damask të Sirisë të shtunën shkaktoi vdekjen e pesë anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, tha Teherani, duke fajësuar Izraelin për sulmin. Garda iraniane i konfirmoi vdekjet në një deklaratë për mediat iraniane.
Iran u betua se do të ndërmerrte sulme hakmarrëse ndaj Izraelit.
Televizioni shtetëror sirian tha se ndërtesa, e cila u shkatërrua në sulmin e mesditës, ishte në një lagje të kryeqytetit sirian ku ndodhen disa ambasada.
Izraeli, i cili në përgjithësi nuk konfirmon përgjegjësinë për veprimet e tij në Siri, nuk ka komentuar për ngjarjen.
Sulmi erdhi pasi Izraeli goditi objektiva në të gjithë Gazën të shtunën. Izraeli tha se po vinte në shënjestër militantët në Gazën veriore, të cilët tha se po përpiqeshin të vendosnin eksplozivë dhe të godisnin me raketa tanket izraelite.