Lidhje

SHBA, anulohet debati presidencial i republikanëve


Republican Presidential Caucus Day in Iowa
Republican Presidential Caucus Day in Iowa

“ABC News” anuloi të martën debatin presidencial të republikanëve pasi Nikki Haley tha se nuk do të merrte pjesë nëse ish-presidenti Donald Trump nuk do të ishte i pranishëm në të, duke e lënë guvernatorin Ron DeSantis kandidatin e vetëm të angazhuar në ngjarjen e së enjtes në Nju Hempshër.

"Ne kemi patur pesë debate të shkëlqyera në këtë fushatë", tha zonja Haley ndërsa ajo bënte fushatë në Nju Hempshër. “Fatkeqësisht, Donald Trump i ka mashtruar të gjithë. Nuk ka ku të fshihet. Debati tjetër që do të bëj do të jetë me zotin Donald Trump ose me presidentin Joe Biden.”

Deklarata e saj u publikua një ditë pas zgjedhjeve paraprake në Ajova, në të cilat zoti Trump shënoi një fitore të thellë ndaj zonjës Haley dhe zotit DeSantis. Zonja Haley doli e treta, duke humbur ndaj guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në garën për vendin e dytë në Ajova.

Gjatë fushatës në Ajova, zonja Haley u përpoq të bindë republikanët se ajo ofron shansin më të mirë të republikanëve për të mposhtur demokratin Joe Biden në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, duke vënë në dukje të dhënat e anketimve, që e nxjerrin zonjën Haley me epërsinë më të madhe ndaj Presidentit Biden se sa kandidatët e tjerë republikanë.

“Qëllimi ynë ishte të organizonim një debat që do të pasonte zgjedhjet paraprake në Ajova, por ne e dinim që mbajtja e tij do të varej nga kandidatët dhe rezultati i garës”, tha në një deklaratë zëdhënësi i “ABC News”, Van Scott.

Vendimi i zonjës Haley mund të vë në dyshim edhe një debat tjetër në Nju Hempshër, që është planifikuar të organizohet nga rrjeti “CNN” të dielën.

XS
SM
MD
LG