Lidhje

Garda Kombëtare e Karolinës së Veriut trajnon ushtrinë e Moldavisë


Kur Rusia filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, Moldavia fqinje hartoi plane për të forcuar ushtrinë e saj. Qeveria moldave dhe aleatët e saj perëndimorë kanë bërë investime të mëdha për të forcuar ushtrinë e vogël të vendit fqinj me Rusinë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, sjell në materialin në vazhdim përpjekjet e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Moldavinë dhe dhjetëra ushtri të tjera në mbarë botën.

Garda Kombëtare e Karolinës së Veriut trajnon ushtrinë e Moldavisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00


Ndërsa forcat moldave praktikojnë me topat e modelit D-20 të epokës sovjetike, forcat amerikane po qëndrojnë aty pranë.

Rreshteri Joseph Gonzales nuk është pjesë e dhjetëra mijëra forcave amerikane të dislokuara në Evropë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.


“Jemi këtu për të ndihmuar me modernizimin që ushtria të transformohet nga modeli i epokës së Luftës së Ftohtë”.

Ai është pjesë e asaj që njihet si Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara shtruan pyetjen se çfarë duhej bërë për të ndihmuar ushtritë. Një nga idetë ishte programi i partneritetit. Një numër shtetesh amerikane u partnerizuan me disa shtete të këtij rajoni dhe programi aktualisht është përhapur në të gjithë botën”, thotë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Moldavi, Ken Logsdon.

Ky vit shënon 30 vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror. Duke shfrytëzuar më pak se 1% të buxhetit të Pentagonit, programi ka partnerizuar forcat e Gardës Kombëtare nga shtete dhe territore amerikane me ushtri nga 100 vende të botës.

“Është një marrëdhënie shumë e rëndësishme dhe nuk mendoj se ka qenë ndonjëherë më e rëndësishme sa tani”, thotë për Zërin e Amerikës ambasadori amerikan Kent Logsdon.

Partneriteti mes Karolinës së Veriut dhe Moldavisë është ndër më të vjetrit.

“Kemi një partneritet 27-vjeçar, me një gamë të gjerë angazhimesh nga njëra ushtri tek tjetra, që nga kujdesi mjekësore apo për viktimat e deri tek taktikat bazë të njësive ushtarake”, thotë Gjenerali Todd Hunt, me Gardën Kombëtare të Karolinës së Veriut

“Në bazë të programit të partneriteti ne kryejmë rreth 40 stërvitje ushtarake në vit”, thotë koloneli Mark Almond me Gardën Kombëtare të Karolinës së Veriut.

Stërvitjet e këtij viti përfshinin manovra të rralla jashtë kufijve të bazave ushtarake të Moldavisë.

“Kjo është hera e parë që e bëjmë këtë me Moldavinë”, thotë koloneli Almond.

Ndërsa autokolonat ushtarake kalonin pranë qytetit, moldavët kureshtarë nxorën telefonat e tyre për të filmuar. Ushtarë moldavë, rumunë dhe trupa amerikane nga Divizioni 101 Ajror zhvilluan stërvitje në fushat pranë qytetit ndërsa trajnuesit nga Garda Kombëtare e Karolinës së Veriut hodhën përpara tyre pengesa reale.

“U përballëm me një dron të paidentifikuar që fluturonte mbi pozicionin tonë. Po përpiqemi t’i trajnojmë forcat moldave se si të reagojnë në një situatë të tillë. Ata vepruan shkëlqyeshëm edhe është një përmirësim i mirë nga ushtrimet e mëparshme gjatë stëvitjes”, thotë kapiteni Ken Vilagos me Gardën Kombëtare të Karolinës së Veriut.

Stërvitjet gjatë natës dhe ditës arritën kulmin ndërsa trupat shumëkombëshe zhvilluan manovra me zjarr armësh të vërtetë për të rimarrë territorin nga armiku.

Çdo ndërveprim është i përmbushur me një ndjenjë qëllimi, thotë për Zërin e Amerikës Gjenerali Sergiu Cirimpei, Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Moldavisë.

“Ne të gjithë e dimë se kemi një luftë agresioni pranë Moldavisë, kështu që duhet të përmirësohemi”.

Një objektiv me një ndjenjë të shtuar urgjence ndërsa Rusia vazhdon agresionin kundër Ukrainës.

XS
SM
MD
LG