Lidhje

Forumi Ekonomik Botëror dhe luftrat në Ukrainë dhe Gazë


Davos
Davos

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe udhëheqësit kryesorë të Lindjes së Mesme pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që filloi punimet të hënën në Davos të Zvicrës. Udhëheqësit pritet të bisedojnë lidhur me mënyrat për t’u dhënë fund luftërave në Gazë dhe Ukrainë.

Forumi Ekonomik Botëror dhe luftrat në Ukrainë dhe Gazë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00



Elita e politikës dhe biznesit botëror do të mblidhet në vendpushimin malor në Davos të Zvicrës, në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, dhe Presidenti francez Emmanuel Macron janë në mesin e mijëra pjesëmarrësve nga fusha e biznesit dhe politikës.


Por takimi i këtij viti ndodh në mesin e tensioneve botërore, ndërsa udhëheqësit do të bisedojnë lidhur me mënyrat për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë.


Pritet të shihet nëse Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, do të takohet me kryeministrin kinez Li Qiang gjatë punimeve të forumit. Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, tha të dielën se ekziston një mundësi për takimin.


​“Nuk e kam listën përfundimtare të takimit të presidentëve. Por e dimë që kryeministri kinezë do të jetë i pranishëm. Le të shohim”.


Presidenti i Ukrainës do të mbajë një fjalim gjatë punimeve të forumit.


Lidhur me Gazën, Shtëpia e Bardhë thotë se kryediplomati Blinken do të bisedojë me udhëheqësit kryesorë të rajonit, mes tyre presidentin e Izraelit dhe udhëheqësit e Katarit dhe Arabisë Saudite, vende që janë pozicionuar në rolin e ndërmjetësuesit.


E gjithë kjo lë në plan të dytë temat e zakonshme ekonomike të takimit të Davos-it, megjithëse edhe çështjet ekonomike janë bërë jashtëzakonisht komplekse.
Në axhendën e takimeve do të flitet për borxhet në mbarë botën dhe normat e larta të interesit të huamarrjes.


Në forumin e Davosit merr pjesë edhe presidenti i ri i Argjentinës, i cili fitoi me premtimet për reforma ekonomike gjithëpërfshirëse. Por një figurë tejet e njohur për forumin në të kaluarën, nuk do të marrë pjesë në takim. Ish Presidenti Donald Trump, figura më tërheqëse e viteve të mëparshme, këtë herë është përqendruar tek përpjekjet e tij të fushatës për Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG