Lidhje

Izraeli, sulme në jug të Gazës mes shqetësimeve për përhapje të luftës


Palestinezët qëndrojnë para një ndërtese të shkatërruar nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, 3 janar 2024
Palestinezët qëndrojnë para një ndërtese të shkatërruar nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, 3 janar 2024

14 palestinezë humbën jetën nga sulmet izraelite në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, një zonë ku është zhvendosur një numër i madh palestinezësh për t’i shpëtuar sulmeve në pjesë të tjera të rajonit, thanë zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë së Gazës, që kontrollohet nga Hamasi.

Mes viktimave janë nëntë fëmijë, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters.

Nuk pati një koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi sulmin, megjithëse ushtria kishte njoftuar për luftime dhe sulme ajrore kundër militantëve të Hamasit në zonën e Khan Younisit të enjten.

Palestinezët i largohen sulmeve izraelite në Khan Younis, Rripi i Gazës, 27 dhjetor, 2023.
Palestinezët i largohen sulmeve izraelite në Khan Younis, Rripi i Gazës, 27 dhjetor, 2023.


Banorët e Gazës thanë gjithashtu se avionët dhe tanket izraelite kryen sulme ndaj tre kampesh refugjatësh.

Këto akte ndodhin në një kohë që po shënohet muaji i tretë i konfliktit Izrael-Hamas, mes shqetësimeve ndërkombëtare se konflikti po përhapet përtej Gazës.

Shqetësimet u rritën pasi, si pasojë e një sulmi me dron në Bejrut të Libanit të martën, mbeti i vrarë zyrtari të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se milicia e tij Shiite e mbështetur nga Irani “nuk mund të qëndronte në heshtje” pas vrasjes.

Ai tha se forcat e tij do të luftonin deri në fund nëse Izraeli vendos të zgjerojë luftën në Liban, por nuk bëri ndonjë kërcënim konkret për veprime kundër Izraelit, në mbështetje të grupit të Hamasit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite refuzoi të bënte komente kur u pyet mbi masat që po ndërmerrte Izraeli për një reagim të mundshëm ndaj Hezbollahut, duke u shprehur vetëm se për momentin ushtria është përqëndruar në luftimet ndaj Hamasit.

Izraeli as ka konfirmuar dhe as ka mohuar të ketë vrarë vrarë zyrtarin e lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri, por është zotuar se do të zhdukë Hamasin, që udhëheq Gazën, pas sulmit, që grupi militant kreu në 7 tetor ndaj Izraelit.

Portretet e izraelitëve që po mbahen peng në Gazë pas sulmit të grupit militant të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor 2023.
Portretet e izraelitëve që po mbahen peng në Gazë pas sulmit të grupit militant të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor 2023.


Operacionet izraelite në Gazë, si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit, kanë shkaktuar vdekjen e 22,313 palestinezëve deri tani, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë në Gazë.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken niset të enjten për një turne në Lindjen e Mesme, i cili do të përfshijë një ndalesë në Izrael, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë konsultimet diplomatike mbi konfliktin Izrael-Hamas, tha të mërkurën një zyrtar i lartë amerikan.

XS
SM
MD
LG