Lidhje

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë numër të madh pengjesh


Ukraina dhe Rusia njoftuan të mërkurën shkëmbimin e parë të robërve të luftës që prej afro pesë muajve, duke liruar nga mbi 200 vetë secila palë, pas negociatave të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe që Moska i cilësoi komplekse.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se 248 pjesëtarë të personelit të saj ushtarak ishin dorëzuar nga Ukraina. Kievi tha se i ishin kthyer 230 persona - 224 ushtarë dhe gjashtë civilë - në atë që tha se ishte shkëmbimi më i madh i dokumentuar i trupave deri tani.

Qendra e koordinimit të të burgosurve të Ukrainës konfirmoi gjithashtu rolin e Emirateve të Bashkuara Arabe, pa dhënë detaje.
Pavarësisht mungesës së një dialogu për t’i dhënë fund luftës 22-mujore, Kievi dhe Moska kanë realizuar disa shkëmbime të burgosurish që nga muajt e parë të pushtimit rus në shkurt 2022.

Por këto shkëmbime u rralluan në vitin 2023. I fundit ishte kryer në fillim të gushtit.

XS
SM
MD
LG