Krahu i armatosur i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës tha të shtunën se një ushtar izraelit i mbajtur rob nga grupi në Gazë ishte vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit që kishte plagosur gjithashtu edhe disa robër të tjerë.
Në një regjistrim me audio të transmetuar nga televizioni Al Araby, një zëdhënës i grupit “Brigadat Abu Ali Mustafa” tha se sulmi ajror u krye pas një përpjekjeje të dështuar të komandove izraelite për të liruar ushtarin e marrë rob.
Zëdhënësi nuk dha detaje se kur ishte zënë rob ushtari izraelit dhe se ku po mbahej në Gazë. Ai tha se grupi po mban trupin e ushtarit të vrarë. Agjencia e lajmeve nuk mund të vërtetojë në mënyrë të pavarur vërtetësinë e njoftimit nga grupi palestinez.
Ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës është fraksioni i dytë më i madh i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) pas Fatah-ut.