Lidhje

Rusia dërgon opozitarin Alexey Navalny në një burg në Arktik


Politikani i burgosur i opozitës ruse Alexey Navalny është zhvendosur në një burg në një rajon tëArktikut në pjesën veriore të Rusisë, tha zëdhënësja e tij të hënën, pasi aleatët e tij humbën kontaktin me të për më shumë se dy javë.

Pas gjurmimit, u konfirmua se vendndodhja e zotit Navalny është në qendrën e internimit IK-3 në Kharp të rajonit Yamal-Nenets, rreth 1 mijë e 900 kilometra në lindje të Moskës, tha zëdhënësja Kira Yarmysh.

Avokati i zotit Navalny ra në kontakt me klientin e tij të hënën, tha ajo.

Aleatët e zotit Navalny, të cilët po përgatiteshin për transferimin e tij të prishtëm në një burg të shkallës më të lartë të sigurisë në sistemin e burgjeve ruse, thanë se ai nuk është takuar me avokatët e tij që nga 6 dhjetori dhe ngritën alarmin mbi fatin e tij.

“Mirënjohje për mbështetësit tanë, aktivistët, gazetarët dhe mediat që janë shqetësuar për fatin e Alexeit dhe që nuk lodhen së shkruari për situatën”, tha avokati i opozitarit Navalny, Ivan Zhdanov.

Ai tha se mbështetësit e tij dërguan 618 kërkesa për informacion lidhur me vendndodhjen e zotit Navalny, i cili po mbahej në një burg rreth 235 kilometra në lindje të Moskës.

XS
SM
MD
LG