Lidhje

Izraeli intensifikon bombardimet në Gazë pas bisedimeve për pengjet


Khan Yunis, Gaza jugore 17 dhjetor 2023 (Photo by Mahmud HAMS / AFP)
Khan Yunis, Gaza jugore 17 dhjetor 2023 (Photo by Mahmud HAMS / AFP)

Izraeli vazhdoi bombardimet ndërsa gdhihej e diela, duke vrarë të paktën 40 persona, sipas burimeve palestineze. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, argumentoi se e vetmja mënyrë për të siguruar lirimin e pengjeve ishte përmes një trysnie intensive ushtarake ndaj Hamasit.


Sulmet izraelite vazhduan mes luftimeve të ashpra përgjatë zonës bregdetare, sipas banorëve dhe militantëve, ndërsa komunikimet janë ndërprerë për të katërtën ditë, duke e bërë të vështirë ndihmën për të plagosurit.


“Rënia e komunikimeve në Gaza është më e gjata që nga fillimi i sulmit izraelit”, shkruante në rrjetin X Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, duke shtuar se ekipet e saj ishin bllokuar nga bombardimet.


Shefi i agjencisë izraelit të spiunazhit zhvilloi bisedime të premten me kryeministrin e Katarit, i cili ndërmjetësoi lirimin e pengjeve në këmbim të një armëpushimi njëjavor dhe lirimin e të burgosurve palestinezë, tha një burim me njohuri për këtë çështje.


Por militantët kanë thënë se nuk do të diskutojnë më për lirimin e pengjeve të kapura kur ata sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, ndërkohë që Izraeli vazhdon luftën ndaj Gazës, të cilën e nisi si kundërpërgjigje.


Lufta është intensifikuar ndërsa nuk ka shenja kompromisi.

Sulmet izraelite me raketa kundër një shtëpie që i përkiste familjes Shehab vranë 24 njerëz dhe plagosën dhjetëra të tjerë në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, tha radio Hamas Aqsa, duke cituar drejtorin e ministrisë së shëndetësisë. Njoftimet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.


Mjekët thanë se 12 palestinezë ishin vrarë dhe dhjetëra ishin plagosur në Deir al-Balah të Gazës qendrore, ndërsa një sulm ajror izraelit në Rafah shkaktoi të paktën katër të vdekur. Izraeli tha se kishte vënë në shënjestër objektiva terroristë.

XS
SM
MD
LG