Lidhje

Shkup, gjendet e vrarë 14-vjeçarja e rrëmbyer para një jave


Vanja Gjorçevksa, 14-vjeçarja e zhdukur para një jave në qendër të Shkupit u gjet e vrarë të dielën në mbrëmje. Rrëmbimi dhe vrasja e saj ka ngjallur debate dhe shqetësim në Maqedoninë e Veriut. Sipas policisë, organizatori i këtij akti të cilësuar si makabër, është një biznesmen maqedonas i quajtur Lupço Palevski – Pallço.

Trupi i vajzës u gjet të dielën në mbrëmje pranë fshatit Brazdë, disa kilometra në veri të Shkupit. Ajo ishte rrëmbyer në hyrje të ndërtesës ku banonte, mëngjesin e 27 nëtorit ndërsa ishte nisur për në shkollë.

Në foto- 14-vjeçarja, Vanja Gjorçevksa
Në foto- 14-vjeçarja, Vanja Gjorçevksa

Në këtë ngjarje rezulton të jetë përfshirë edhe babai i saj. Sipas Ministrit të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, babai i Vanjës u kishte treguar rrëmbyesve ditën dhe orën se kur ajo do të dlite nga shtëpia, e pashoqëruar me synimin për t'i marrë më pas para nënës së vajzës, bashkëshortes së tij, e cila kishte shitur një banesë të trashëguar nga prinëdrit e saj.

Para pak ditësh, policia arrestoi tre persona të dyshuar për rrëmbimin. Por, për përfshirjen e babait të të miturës njoftoi të hënën në një konferencë për gazetarët.

Të ndaluarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve. Autoritetet paralajmërojnë se do të kërkojnë ndihmën e Interpolit për të dyshuarin Palevski, i cili besohet se fshihet në Bullgari.

“Do të bëjmë ç’mos që ta gjejmë atë monstër. Policia së pari ka njoftuar familjen e viktimës, “sepse nuk donin që ta kuptonin nga mediat lajmin për vrasjen”, theksoi ministri. Palevski njihet për nxitje të urrjetjes në rrjetet sociale dhe në portalin “Infomax”.

Një nga të të arrrestuarit ka mohuar se se kishte kryer aktin e vrasjes. Por, prokurori Gavril Bubevski tha se tre nga pesë të akuzuarit kanë pranuar përfshirjen në këtë vepër. “Vrasja ka ndodhur rreth tre orë pas rrëmbimit dhe autorët kishin vendosur që paratë t’i kërkonin më vonë”, tha prokurori.

Kësaj ngjarje makabre i ka paraprirë një tjetër vrasje në qytetin e Velesit. Më 24 nëntor është vrarë një 75 vjeçar për një borxh prej 500 eurosh. Policia dyshon në Lupço Palevskin për këtë akt kriminal.

Automjeti i 75-vjeçarit është përdorur më pas në rrëmbimin e 14-vjeçares nga Shkupi, por policia thotë se dy ngjarjet nuk janë të lidhura me njera-tjetrën. Makina është gjetur e djegur pranë fshatit Brazdë, teksa trupi i vajzës dhjetra metra më larg.

Ngjarja ka ngjallur shumë zemërim, shqetësim dhe frikë tek opinioni i gjerë publik. Shkolla “H. Pestaloci” në qendër të Shkupit, ku Vanja Gjorçevksa ndiqte klasën e nëntë, ka shpallur tre ditë zie, ndërsa prindër të nxënësve dhe qytetarë të tjerë kanë ndezur qirinj në oborrin e shkollës dhe kanë shprehur dhimbjet në librin e zisë.
XS
SM
MD
LG