Lidhje

E vështirë arritja e një armëpushimi të ri me Hamasin


Izraeli dhe Hamasi nuk janë ende të gatshëm të rikthehen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar për një armëpushim. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Izraeli po përpiqet të ulë numrin e viktimave në radhët e civilëve ndërsa vazhdon ofensivën ushtarake në Gazë.

E vështirë arritja e një armëpushimi të ri me Hamasin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:13 0:00

Pasi Izraeli rifilloi sulmet ajrore në Gazë ndaj objektivave të Hamasit, disa familje palestineze u mblodhën të dielën në spitalin “Martirët e Al-Aqsas” në Deir al-Balah, për të mbajtur zi për viktimat më të fundit nga ofensiva ushtarake. Ndërsa shumë luteshin për të vdekurit dhe të tjerë vazhduan të largohen, Shtetet e Bashkuara konfirmuan se Izraeli po reagon pas thirrjeve amerikane për të ulur viktimat në radhët e civilëve.

“Publikuan në internet një hartë të vendeve ku njerëzit mund të shkojnë për të shmangur luftimet. Nuk ekzistojnë shumë ushtri moderne që do ta bënin këtë. Pra, të tregojnë paraprakisht se ku do të godasin. Kështu që po përpiqen”, tha John Kirby, i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Por, Izraeli dhe Hamasi hezitojnë të negociojnë për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve të tjera.

“Dështuan bisedimet pasi Hamasi nuk donte të paraqiste lista të reja me emrat e grave dhe fëmijëve, që ne e dimë se i mbajnë peng. Nuk donte t’ia paraqiste Izraelit për shqyrtim dhe për t’i shkëmbyer”, tha zoti Kirby.

Në një artikull të publikuar rishtazi në gazetën The New York Times thuhet se Izraeli kishte patur dijeni paraprakisht dhe se nuk i kishte kushtuar rëndësinë e duhur planeve të Hamasit për të bërë sulmet e 7 tetorit. Pikëpyetjet që ngre artikulli duhet sidoqoftë të marrin përgjigje në një kohë tjetër, thotë ministri izraelit për çështjet strategjike, Ron Dermer.

“Pas luftës do të kemi një hetim serioz. Është shumë e rëndësishme që gjatë luftës të bashkojmë të gjitha forcat për të arritur objektivin e përbashkët për të eliminuar kapacitetet ushtarake të Hamasit, për t’i dhënë fund regjimit të tij në Gazë dhe për t’u siguruar se Gaza nuk do përbëjë më rrezik për Izraelin, si dhe për të rikthyer pengjet”, tha ai.

Zoti Dermer mendon se shkatërrimi i Hamasit do t’i hapë derën paqes rajonale.

“Në kontekstin e paqes rajonale duhet të gjejmë mënyrën se si të shkojmë përfundimisht drejt një marrëveshjeje politike me palestinezët”, tha ai.

Ai shtoi se ndërkaq Izraeli është dakort me Shtetet e Bashkuara për nevojën për të ulur numrin e viktimave në radhët e civilëve në Gazë dhe për të shtuar ndihmat humanitare.

XS
SM
MD
LG