Lidhje

Presidenti Biden konfirmon lirimin nga Hamasi të një gruaje izraelito-amerikane


Liat Beinin Atzili
Liat Beinin Atzili

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se izraelito-amerikania Liat Beinin ishte liruar nga Hamasi pasi u rrëmbye gjatë një sulmi të grupit militant ndaj Izraelit më 7 tetor. Presidenti amerikan tha se zonja Beinin e kishte kaluar kufirin e Gazës dhe ishte i sigurt në Egjipt.

Zonja Beinin ishte mes 16 pengjeve të liruara të mërkurën nga Hamasi, në ditën e fundit të një zgjatje dy-ditore të armëpushimit në luftën e Gazës. Presidenti Biden tha se kishte folur me nënën dhe babanë e zonjës Beinin. “Ata janë shumë mirënjohës dhe gjërat po ecin mirë”, tha ai për gazetarët.

Hamasi liroi 16 pengje të mërkurën vonë në shkëmbimin e fundit për të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli në bazë të një armëpushimi, ndërsa ndërmjetësit përpiqen të nënshkruanin një tjetër zgjatje armëpushimi për të lejuar shkëmbime të mëtejshme dhe për të zgjatur pauzën e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit.

Ushtria izraelite tha se një grup prej 10 grash dhe fëmijësh izraelitë dhe katër shtetas tajlandez u liruan nga Hamasi dhe u larguan nga Gaza. Më herët, dy gra ruso-izraelite u liruan nga Hamasi. Në këmbim Izraeli do të lironte 30 të burgosur palestinezë.

Ndërkohë, negociatorët po përpiqen të sigurojnë një zgjatje të mëtejshme të armëpushimit përtej afatit të së enjtes.

Bisedimet duket se po vështirësohen pasi janë liruar shumica e grave dhe fëmijëve të mbajtur nga Hamasi dhe militantët pritet të kërkojnë nga Izraeli lirimin e më shumë të burgosurve në këmbim të lirimit të burrave dhe ushtarëve të marrë peng nga militantët.

XS
SM
MD
LG