Kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga trajneri i saj brazilian Sylvinho, siguroi të premten pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të futbollit vitin e ardhshëm, pas lojës me Moldavinë që përfundoi në barazim 1-1.
Për Shqipërinë, golin e shënoi me penallti sulmuesi veteran Sokol Cikalleshi në minutën e 25-të. Moldavia barazoi në minutën e 87 me një gol të Vladyslav Baboglos, por kjo nuk ndikoi tek shanset e Shqipërisë pasi kombëtares së saj i duhej vetëm një pikë për t’u kualifikuar për Euro 2024 në Gjermani.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përshëndeti fitoren...
...ashtu si edhe kryeministri i vendit, Edi Rama
Shqipëria kryeson në Grupin E, duke lënë pas Poloninë dhe Republikën Çeke dhe duke siguruar pjesëmarrjen në Euro për herë të dytë në historinë e futbollit shqiptar, pas kampionatit të 2016-ës.
Shqipëria renditet kështu 2 pikë para Çekisë, tre pikë para Polonisë dhe 4 përpara Moldavisë. Shqipëria do të ndeshet me Ishujt Faroe dhe ka mundësinë të ruajë vendin e parë në grup. Nga ndeshja mes Moldavisë dhe Çekisë do të përcaktohet skuadra e dytë që kualifikohet, pasi Polonia mbeti përfundimisht jashtë europianit, me barazimin me Republikën Çeke, të enjten në mbrëmje.
Shqipëria është vendi i 12-të që siguron pjesëmarrjen në turneun me 24 ekipe.
Sylvinho, ish mbrojtësi i majtë i Arsenalit dhe Barcelonës, ka gjetur sukses me kombëtaren shqiptare. A u bë trajner i saj në janar dhe ka udhëhequr Shqipërinë në shtatë ndeshje me radhë pa humbje, pasi një humbjeje 1-0 ndaj Polonisë në mars.