Lidhje

Shefi i NATO-s do të vizitojë javën e ardhshme Kosovën dhe Serbinë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme pas tensioneve mes fqinjëve ballkanikë, tha të premten aleanca ushtarake.

Një incident i armatosur në veriun e Kosovës në muajin shtator, afër kufirit me Serbinë ku u vra një oficer policie i Kosovës, shkaktoi një nga përshkallëzimet më të rënda mes tyre.

Zoti Stoltenberg do të shkojë në Kosovë të hënën për bisedime me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani para se të vizitojë paqeruajtësit e aleancës së NATO-s të vendosur në Kosovë.

Një ditë më pas ai do të qëndrojë në Beograd për një takim me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, njoftoi NATO.

Armiqësia midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon që nga lufta e vitit 1999 midis forcave serbe dhe kryengritësve shqiptarë, që shkaktoi ndërhyrjen e NATO-s kundër Beogradit.

Kosova, ku jetojnë edhe 120,000 serbë në mesin e 1.8 milionë banorëve të saj, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, një vendim që Beogradi nuk ka pranuar ta njohë.

XS
SM
MD
LG