Lidhje

Burimet: Sulme me dronë dhe mjete shpërthyese ndaj forcave amerikane në Irak


Mideast Iraq
Mideast Iraq

Forcat amerikane në Irak ishin objektiv i tre sulmeve të enjten, por pa pësuar dëmtime, sipas disa burimeve të sigurisë. Sulmet e sotme kundër interesave amerikane janë ndër më të përhapurat gjeografikisht në një ditë të vetme që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Ambasada amerikane në Bagdat dhe forcat e koalicionit në Irak nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Një patrullë e përbashkët, e forcave amerikane dhe shërbimit irakian kundër terrorizmit, u vu në shënjestër nga një mjet shpërthyes pranë qytetit verior të Mosulit të enjten, duke shkaktuar dëme në një automjet, por jo viktima, thanë dy burime të sigurisë.

Dronë të armatosur vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në Erbil dhe bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, ku strehohen forcat amerikane dhe ndërkombëtare. Dronët u eliminuan nga mbrojtja ajrore dhe nuk pati viktima, thanë burimet e sigurisë.

Një deklaratë nga shërbimi kundër terrorizmit i Kurdistanit të Irakut tha se sulmet me dronë ndaj bazës ajrore al-Harir shkaktuan një zjarr në një nga depot e karburantit, duke shtuar se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara ishin evakuuar nga baza më 20 tetor.

Trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 40 herë që nga fillimi i tetorit, pas rrethimit të Gazës nga Izraeli si hakmarrje për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Dyzet e pesë ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime.

Shtetet e Bashkuara fajësojnë për sulmet grupet e mbështetura nga Irani duke thënë se përfundimisht Teherani është përgjegjës, pretendim që Teherani e mohon, duke thënë se grupet e përfshira në sulme po vepronin me vullnetin e tyre.

Grupe të armatosura në Irak që mbështeten nga Irani kanë deklaruar publikisht se interesat amerikane do të vazhdojnë të jenë në shënjestër për sa kohë që Uashingtoni mbështet Izraelin në luftën në Gazë.

XS
SM
MD
LG