Lidhje

KE: Demokracia dhe sundimi i ligjit në Turqi, në rënie


FILE PHOTO: : Turkish President Tayyip Erdogan announces new cabinet during a press conference, in Ankara
FILE PHOTO: : Turkish President Tayyip Erdogan announces new cabinet during a press conference, in Ankara

Në raportin e përvitshëm të progresit për Turqinë, Komisioni Evropian thotë se vendi ka ngecur në përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në raportin, që u publikua të mërkurën, Turqia kritikohet për “rënie serioze” në fushat e standardeve demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Raporti i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian thekson se sistemi gjyqësor i Turqisë ka të meta strukturore pavarësisht reformave që qeveria e këtij vendi ka bërë në këtë fushë.

“Mungesa e zbatimit të kritereve objektive, të bazuara në meritat e kandidatëve për punësimin dhe avancimin në karrierë të gjykatësve dhe prokurorëve mbetet një shqetësim i madh”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian për Turqinë.

Raporti ka si objektiv publikimin e të rejave të fundit mbi përparimin e Turqisë në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe mund të tensionojë më tej marrëdhëniet tashmë të vështira të Brukselit me Ankaranë për shkak të çështjes së imigracionit dhe së fundmi qëndrimit e ndryshme për luftën mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit.

Procesi i anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, që filloi në 2005, ka qenë i ngrirë për shumë vite. Në vitet e kaluara, Turqia i ka konsideruar të njëanshme kritikat e Komisionit Evropian.

Ministria e Jashtme e Turqisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Komisioni Evropian thotë se Turqia nuk i ka respektuar parimet e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në luftën e saj kundër terrorizmit. “Veprimet kundër terrorizmit duhet të jenë proporcionale” thuhet në raportin e Komisionit Evropian për Turqinë.

Sipas raportit, dhuna gjinore dhe urrejtja ndaj pakicave dhe komunitetit LGBT mbetet një çështje serioze.

Homoseksualiteti nuk është vepër kriminale në Turqi, por në muajt e fundit qeveria ka ashpërsuar qëndrimin ndaj të drejtave të komunitetit LGBT.

XS
SM
MD
LG