Lidhje

Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin


Qeveria e Bolivisë tha të martën se kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke e akuzuar atë vend për krime kundër njerëzimit gjatë sulmeve në Rripin e Gazës.

Bolivia "ka vendosur të prishë marrëdhëniet diplomatike me shtetin izraelit në shenjë mohimi dhe dënimi të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale izraelite që po ndodh në Rripin e Gazës", tha zëvendësministri i Jashtëm Freddy Mamani në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se Bolivia bën thirrje për armëpushim dhe për t'i dhënë fund "bllokadës që pengon hyrjen e ushqimeve, ujit dhe elementëve të tjerë thelbësorë për jetën". Ministria e Jashtme izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Bolivia është ndër vendet e para që ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin lidhur me luftën në Gaza si kundërpërgjigje për sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit. Izraeli thotë se militantët vranë 1400 njerëz dhe morën 240 pengje.

XS
SM
MD
LG