Një video e një dëshmitari okular e publikuar të dielën dhe e xhiruar brenda një automjeti tregon forcat izraelite duke hapur zjarr në një rrugë të Ashkelonit, një qytet bregdetar izraelit që është objektiv i shpeshtë i sulmeve me raketa nga militantët përtej kufirit në Gaza.
Qytetarët e tmerruar izraelitë shihen duke u munduar të ulin kokën brenda automjeteve ndërsa ushtarët izraelitë ua kthejnë zjarrin militantëve islamik.
Me përjashtim të datës, agjencia e lajmeve Reuters njofton se ka arritur të verifikojë të dhënat e tjera rreth videos, përfshirë edhe vendndodhjen.