Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti "të pashembullt".
"Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit", tha zoti Kirby.
“I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes,” shtoi ai.
Ai tha se Sekretari amerikan i Shtetit Blinken pati një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për të përcjellë “shqetësimin tonë për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën e menjëhershme për shtensionim dhe kthim në dialog.”
Zoti Kirby tha se nuk ka ndonjë informacion më të hollësishëm lidhur me arsyet për këtë grumbullim në kufi, por...
“Ne po e ndjekim (situatën) dhe po flasim për këtë sot këtu, për ta bërë të qartë se sa të shqetësuar jemi ...një nga arsyet pse doja ta përmendja shumë qartë sot dhe të bënim komente publike përveç bisedave private, është që t’i nxisim serbët përmes kanaleve diplomatike që t'i tërheqin ato trupa, sepse edhe vetëm nga shtrirja, përmasat e tyre dhe prania e tyre, gjendja është mjaft destabilizuese”, tha ai.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shohin me shqetësim përkeqësimin e ciklit të dhunës.

"Së fundmi, incidenti më shqetësues ishte ai që ndodhi para disa ditësh më 24 shtator. Ai sulm ishte i koordinuar mirë dhe i planifikuar", tha ai.
Zoti Kirby tha se po bëhet një hetim aktiv për sulmin e fundjavës së kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duan që autoritetet serbe të bashkëpunojnë në atë hetim.
“Shkalla dhe shtrirja e këtij sulmi, numri i automjeteve të përfshira dhe llojet e municioneve dhe armëve lënë të kuptohet qartë për një nivel mjaft të lartë të sofistikimit dhe paisjeve, madje edhe të trajnimit”, tha ai.
“Ky nuk është sulm që është kryer pa plan apo spontanisht nga një grup i vogël dhe llojet e armëve që janë gjetur paraqesin kërcënim për sigurinë jo vetëm të forcave të Kosovës,, por edhe pranisë ndërkombëtare, përfshirë forcat e NATO-s,” tha zoti Kirby.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara presin që “të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë sulm të çohen para drejtësisë.”

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me aleatët e NATO-s për të reaguar ndaj përpjekjeve për të stabilizuar Kosovën dhe minuar sigurinë dhe konfirmoi se do të shtohet prania e NATO-s në pjesën veriore të Kosovës dhe përgjatë kufirit.
"Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen ngushtë me aleatët për të siguruar që pozicioni i forcave paqeruajtëse të jetë në përputhje me kërcënimin që paraqitet atje", tha ai.
Ndërkohë, zoti Kirby tha se Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan ka biseduar me Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar rreth këtyre zhvillimeve dhe për të theksuar rëndësinë e dialogut.
"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë intensivisht me partnerët tanë evropianë duke u kërkuar si Kosovës, edhe Serbisë që t’i rikthehen dialogut për paqen nën formatin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian", tha ai.
Zoti Kirby tha se të dyja vendet duhet të përmbushin angazhimet e tyre ekzistuese dhe të angazhohen në këtë proces me mirëbesim.
"Të dyja vendet duhet të shmangin gjithashtu marrjen e hapave provokues që vetëm rrisin tensionin dhe pengojnë përparimin në atë dialog, hapa si ai që po shohim me këtë grumbullim nga Serbia në kufi. Përparimi në frontin diplomatik është kritik për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe për të shmangur çdo dhunë dhe gjakderdhje të mëtejshme".
Kosova mirëpret regimin amerikan ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mirëpriti të premten sic tha, deklaratën e qartë të administratës së presidentit Joe Bidenit, “e cila vuri theksin te veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës”, duke denoncuar organizimin e pashembullt të njësive ushtarake dhe artilerisë së avancuar serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe duke i bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet.
Në një postim në rrjetin X i njohur deri vonë si Twitter, presidentja Osmani tha se Kosova mbetet “e përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për të përballur sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi”.