Lidhje

Sfidat e reja të mjedisit mediatik, Rrjeti Mesdhetar i Autoriteteve Rregullatore mblidhet në Tiranë


Armela Krasniqi, drejtuese e AMA-s, Shqipëri
Armela Krasniqi, drejtuese e AMA-s, Shqipëri

Shqipëria dhe Kosova po përshtatin ligjet me direktivën e BE-së për lirinë e mediave, si dhe po përpiqen të shmangin diskriminimet gjinore dhe gjuhën e urrejtjes në radiot dhe televizionet e tyre.

Sfidat e reja të mjedisit mediatik, Rrjeti Mesdhetar i Autoriteteve Rregullatore mblidhet në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Rrjeti Mesdhetar i Autoriteteve Rregullatore po zhvillon Asamblenë e vet në Tiranë, ku përfaqësues nga 27 shtete anëtare po shkëmbejnë përvoja në trajtimin e shkeljeve etike dhe të drejtave njerëzore në media.

Shqipëria dhe Kosova po përshtatin ligjet me direktivën e BE-së për lirinë e mediave, si dhe po përpiqen të shmangin diskriminimet gjinore dhe gjuhën e urrejtjes në radiot dhe televizionet e tyre.

Rrjeti Mesdhetar i Autoriteteve Rregullatore po zhvillon Asamblenë e vet në Tiranë, ku përfaqësues nga 27 shtete anëtare po shkëmbejnë përvoja në trajtimin e shkeljeve etike dhe të drejtave njerëzore në media.

Gjatë Asamblesë së 22 plenare të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore, që po mbahet për dy ditë në Tiranë me pjesëmarrjen e 27 vendeve anëtare, Shqipëria paraqiti një seri përmirësimesh ligjore në përputhje me procesin e integrimit në BE, si dhe përmirësim të mjedisit mediatik sa u takon etikës, mosdiskriminimit gjinor dhe gjuhës së urrejtjes.

“AMA e Shqipërisë po vëzhgon moscënimin e lirisë së shtypit dhe reagon publikisht në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve dhe profesionistëve të medias gjatë punës së tyre”, thotë drejtuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqipërisë, Armela Krasniqi.

Ajo theksoi se deri në vitin 2022 u trajtuan mbi 600 ankesa nga publiku dhe grupe interesi, ndërsa këtë vit janë paraqitur mbi 300 ankesa të tjera.

“Deri tani, gjatë këtij viti, janë administruar më shumë se 300 ankesa të tjera, çka dëshmon një ndërgjegjësim në rritje të publikut shqiptar, qoftë për cilësinë e shërbimit që merr nga operatorët mediatik, qoftë për të drejtat që gëzon ai vetë. Për këtë arsye AMA do ta shtojë komunikim dhe e kemi në planet tona të punës edukimin e mëtejshëm mediatik të publikut, si qëllim për të formësuar një audiencë të mirëorientuar, kritike dhe të përgjegjshme”, tha zonja Krasniqi.

Në përputhje me direktivën e BE-së për lirinë e mediave, Kosova po kryen po ashtu përmirësime ligjore dhe rregullore për mbrojtjen e fëmijëve dhe grupeve të cënueshme nga gjuha e urrejtjes.

Kosova po përpiqet të mbrojë pluralizmin mediatik, i ngritur me shumë përpjekje, dhe të shmangë përqëndrimin e mediave në pak duar, në mënyrë që qytetarët të kenë edhe një pluralizëm të zërave në media.

Komisioni i Pavarur i Mediave ka vërejtur se televizionet me më shumë vështirësi financiare mund të shkojnë drejt shitjes tek një televizion më i madh dhe, duke cënuar pluralizmin mediatik, ndaj një nga idetë është kufizimi i numrit të licensave që mund të mbajë një person fizik a juridik, thotë drejtuesi i këtij rregullatori, Jeton Mehmeti.

“Një pjesë e konsiderueshme e radiove dhe televizioneve të Kosovës janë në vështirësi financiare, ndaj shteti dhe shoqëria e Kosovës duhet të gjejnë mekanizma për t’i mbështetur, duke u krijuar lehtësira dhe jo vështirësi shtesë”, thotë zoti Mehmeti.

Ai shton se Komisioni i Pavarur i Mediave merr një seri ankesash nga vet mediat ndaj njëra tjetrës, duke garantuar të drejtat e transmetimit si dhe të drejtat e autorit, por edhe qytetarët ankohen për probleme të ndryshme që hasin në mediat e Kosovës.

“Krahas vet mediave, pranojmë ankesa nga shqetësimet e qytetarëve mbi përmbajtjet e dëmshme televizive dhe mundohemi që të ndërhyjmë sa më shpejt në mënyrë që dëmi të mos jetë më i madh. Çdo vit rreth 100 ankesa të ndryshme pranojmë nga qytetarët, por kjo nuk është e mjaftueshme, duke patur parasysh se ne duhet të forcojmë edhe më shumë besimin e qytetarëve ndaj Rregullatorit, ndaj bashkarisht t’i shohim se ku janë ato difekte në përmbajtje të programeve, dhe pastaj t’i eleminojmë ato”, thotë zoti Mehmeti.

Edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, para se të mbërrihet tek gjobitjet dhe ndëshkimet, rregullatorët e mediave ndërhyjnë me vërejtje, kërkim falje apo pezullim programi, ndonëse në të dy vendet vërehet nivel i lartë profesional i radiove dhe televizioneve, duke shmangur fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes.

XS
SM
MD
LG