Lidhje

Belgjikë, protestë kundër kriminalizimit të abortit në Poloni


Në Ditën Ndërkombëtare për Abort të Sigurt, gra dhe punonjëse të sistemit të shëndetësisë në Belgjikë protestuan duke bërë thirrje që gratë në gjithë Evropën e gjithë botën të kenë të drejta të njëjta për abort. Protesta u mbajt jashtë ambasadës së Polonisë në Bruksel, ndërsa në Poloni aborti është i paligjshëm.

Në shenjë proteste, punonjëse të sistemit të shëndetësisë në Belgjikë u shfaqën duke u fotografuar njësoj siç fotografohen prej autoriteteve policore personat e dyshuar për krim, ndërsa qëndruan përpara pankartave me pranga në duar dhe duke bërë thirrje që e drejta për abort të jetë e njëjtë si në Evropë dhe në botë.

Në Poloni, në shumicën e e rasteve, aborti është i paligjshëm.

Një vend ku mbizotëron besimi Katolik dhe qeveria është thellësisht konservatore, aborti lejohet rrallë, kur jeta e gruas është në rrezik, ose nëse shtatëznia është pasojë e përdhunimit apo incestit.

Ndërprerja e shtatzënisë për shkak të anomalive të fetusit ishte e lejuar deri në vitin 2020, kur gjykata vendosi se aborti në rrethana të tilla binte ndesh me Kushtetutën.

Anne Verougstraete thotë se puna e saj si gjinekologe është që të ndihmojë gratë të kenë fëmijë kur ato të duan.

“Sot është Dita Botërore për Abort të Sigurt dhe ne shohim se edhe në Evropë, ka ende gra që vdesin si pasojë e abortit të pasigurt, kur nuk ka asnjë arsye të ndodhë. Qëllimi i teknikave që zbatohen është të shpëtojnë jetë dhe disa vende kanë vendosur të mos shpëtojnë jetën e këtyre grave”, shprehet gjinekologia Anne Verougstraete.

“Fatkeqësisht, edhe në Evropë, në Poloni aktualisht, nuk ekziston e drejta për abort, edhe nëse shëndeti i gruas është në rrezik. Është diçka e tmerrrshme sepse shumë gra ekspozohen nga rrezikut, sepse u duhet të shkojnë ne vende të tjera për të kryer abort”, shprehet Dominique Deshayes, nga Amnesty International.

Ajo tha se kërkesa e tyre është që aborti të lejohet në të gjithë botën dhe që aborti të jetë i sigurt e të mos rrezikojë jetën e grave.

Protesta e sotme u drejtua nga Organizata Amnesty International dhe u mbajt me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Abort të Sigurt.

XS
SM
MD
LG