Lidhje

Armenët në Nagorno-Karabak: Nuk ka ende marrëveshje me Azerbajxhanin


Drejtuesit etnikë armenë në Nagorno-Karabak thanë të premten se nuk ka ende rezultate konkrete në bisedimet me Azerbajxhanin për të marrë garanci për siguri ose dhe një falje, që Baku-ja e ka propozuar pas një sulmi në rajon.

Azerbajbaxhani parashikon një amnisti për luftëtarët armenë në Karabak që kanë dorëzuar armët, edhe pse disa janë betuar të vazhdojnë rezistencën, njoftoi këshilltari për politikën e jashtme i presidentit të Azerbajxhanit.

Armentët në Karabak i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se akoma nuk ka një marrëveshje dhe se duhen zgjidhur ende një sërë çështjesh.

Operacioni ushtarak i rrufeshëm 24 orësh i Azerbajxhanit këtë javë detyroi armenët etnikë të Karabakut që të pranonin të mërkurën një marrëveshje poshtëruese armëpushimi, e cila ka nxitur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan.

Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbaxhanit kryesisht mysliman, por popullsia e tij e krishtere armenë e ka ruajtur pavarësinë e saj “de facto” pas ndarjes prej tij në luftën e viteve 1990, pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Pas luftës së vitit 2020 ku fitoi Azerbajxhani, Kryeministri armen Pashinyan u detyrua të pranonte kontrollin e Azerbajxhanit në një territor më të gjerë.

E ardhmja e Karabakut dhe 120 mijë armenëve etnikë është e paqartë, Azerbajxhani synon të integrojë rajonin e ndarë, por armenët etnikë thonë se bota i ka braktisur ata, duke i lënë në mëshirë të fatit, çka mund të përfshijë dhe spastrimin etnik.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev është zotuar të garantojë të drejtat e tyre, por është shprehur se politika e tij me dorë të hekurt ia ka lënë historisë idenë e pavarësisë së Karabakut etnik armen dhe se rajoni do të shndërrrohej në parajsë, si pjesë e Azerbajxhanit.

Rusia, e cila ka rreth 2 mijë paqeruajës në Karabak ka bërë thirrje për qetësi, por është akuzuar nga disa armenë , duke përfshirë dhe Kryeministrin Pashinyan se nuk ka bërë aq sa duhet për t’i ardhur në ndihmë Armenisë.

XS
SM
MD
LG