Lidhje

Vepra e artistit misterioz Banksy për dhunën në familje


An artwork depicting violence against women, painted by street artist Banksy for the occasion of Valentines Day, is seen on a wall in Margate, Kent, Britain, Feb. 14, 2023 in this picture obtained from social media.
An artwork depicting violence against women, painted by street artist Banksy for the occasion of Valentines Day, is seen on a wall in Margate, Kent, Britain, Feb. 14, 2023 in this picture obtained from social media.

Një ekspozitë e madhe në Londër paraqet veprat e artistit misterioz Banksy. Në epiqendër të ekspozitës gjendet vepra murale e artistit për dhunën në familje, vepër që ishte shfaqur papritur në një qytet bregdetar të Britanisë.

Është një deklaratë e fuqishme për dhunën në familje.

Është vepra që artisti Banksy krijoi për Ditën e Shën Valentinit dhe që vlerësohet në rreth 7.5 milionë dollarë.

Në vepër shfaqet një grua me njërin sy të nxirë dhe pothuajse të mbyllur, ndërsa i mungon edhe një dhëmb i përparmë.

Me një sens humori të zi, artisti e tregon gruan që ka shtyrë burrin brenda një frigoriferi real.

Vepra e artistit misterioz Banksy për dhunën në familje
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00

Vepra u krijua në publik nga Banksy, dhe u la e disponueshme për publikun.

Banksy u bë i famshëm për muralet që shfaqeshin papritur në vende publike. Askush nuk e di identitetin e tij të vërtetë.

Tashmë veprat e artit të Banksy-t vlejnë me miliona dollarë, dhe ekspozita ofron shansin për t’i parë të gjitha së bashku në një vend.

Muralja u zhvendos për në ekspozitë me vinç gjatë orëve të natës.

Drejtori i galerisë, Julian Usher, thotë se muralja tashmë nuk gjendet më e ekspozuar në qiell të hapur dhe se sidoqoftë pjesa më e madhe e të ardhurave që do të mblidhen nga ekspozita, do t’u jepen organizatave të bamirësisë që mbështesin gratë që kanë përjetuar dhunën.

“Edhe thjesht nga nxjerrja në ekspozitë përfiton publiku. Jo vetëm që po bashkëpunohet me dy organizata partnere, si Oasis dhe shërbimet për abuzimin në familje, por mban edhe mesazhin të gjallë, dhe mënjanon mundësinë që vepra të merret dhe të fshihet në ndonjë koleksion privat”, thotë zoti Usher.

Janë mbi 150 vepra të artistit Banksy në këtë ekspozitë. Shumë prej tyre janë të mirënjohura në mbarë botën.

Yjet e Hollivudit janë ndër koleksionistët që i dhanë famë artistit dhe veprave të tij.

Një ndër veprat më të çmuara në këtë koleksion është Mona Lisa.

“Kjo është e veçantë pasi as bota e artit nuk e dinte që ekzistonte. Një yll i Hollivudit e bleu në vitin 2003 nga Banksy. Përkrah gjendet një dhuratë që Banksy i bëri të dashurës së tij për Shën Valentinin”, thotë Michel Boersma, përgjegjës i ekspozitës.


Askush nuk e di nëse artisti misterioz do të kalojë pa rënë në sy për të parë ekspozitën në Londër dhe zoti Boersma nuk pranon të japë ndonjë sinjal.


“Do ta shohim”, thotë ai.

XS
SM
MD
LG