Lidhje

22 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA


Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohet 22 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork, Pentagon dhe Shanksville të Pensilvanisë, ku mbetën të vrarë rreth 3 mijë persona.

22 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:53 0:00

Amerikanët po kujtojnë 11 shtatorin, sulmin terrorist më vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë bashkë këtë të hënë në memorialet në nderim të viktimave, duke ndezur qirinj, përmes punëve vullnetare dhe homazheve të tjera.

2,977 persoa humbën jetën nga sulmet me 4 avionët e rrëmbyer në 11 shtator të vitit 2001.

Numri më i lartë i viktimave u shënua në Nju Jork.

Veç 2753 personave që vdiqën atë ditë në Manhattan, qindra mijëra njerëz që jetojnë atje janë ekspozuar ndaj ajrit të ndotur dhe mbetjeve si pasojë e sulmeve. Qindra vetë kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me 11 shtatorin.

Ceremonitë përkujtimore nisën në të ashtuquajturën pikën zero në Nju Jork, ku kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë u shembën nga goditja e avionëve të rrëmbyer.

Nju Jork, 11 shtator 2023
Nju Jork, 11 shtator 2023

Sulmi i parë u krye në orën 8:46.

Pas rreth 15 minutash, në orën 09:03, u godit kulla e dytë.

Në ceremoninë e zhvilluar në Muzeun Kombëtar “11 shtatori” në Nju Jork mori pjesë nën presidentja Kamala Harris. Sipas traditës, në përkujtimore nuk fjalime, por lexohen me zë të lartë emrat e viktimave.

Në Pentagon përkujtohen 184 personat që humbën jetën kur një avion i American Airlines goditi selinë qendrore të Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Pentagon, 11 shtator 2023
Pentagon, 11 shtator 2023

Në Shanksville të Pensilvanisë, në nderim të 40 viktimave mbahen homazhe pranë Memorialit Kombëtar Fluturimi 93.

Avioni i rrëmbyer nga terroristët u rrëzua pas rezistencës së pasagjerëve. Sipas hetimeve të mëpasshme, objektivi i tij mund të kishte qenë Shtëpia e Bardhë ose Kapitoli.

Sulmet u planifikuan nga Afganistani nga grupi terrorist Al Qaeda.

Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën duke nisur luftën në Afganistan ndërsa në 2011 trupat amerikane vranë udhëheqësin e Al Qaedas, Osama Bin Laden në Pakistan.

Sulmet terroriste mbeten një nga ngjarjet më traumatike jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por mbarë botën.

Ato nxitën "luftë kundër terrorizmit" nga Shtetet e Bashkuara, transformuan politikën e sigurisë kombëtare, ngjallën ndenjën e bashkimit tek amerikanët, por gjithashtu ndryshuan jetën e familjarëve të viktimave dhe ekipeve të shpëtimit të cilët u shërbyen bashkëkombësve të tyre 11 shtatorin e 22 viteve më parë.

XS
SM
MD
LG