Lidhje

Inteligjenca artificale ndihmon në zbehjen e theksit


Në një qendër shërbimi përmes telefonit
Në një qendër shërbimi përmes telefonit

Një kompani e re teknologjie në Kaliforni po përdor inteligjencën artificiale për të zbehur theksin tek punonjësit e një kompanie që operon në fushën shërbimit ndaj klientit përmes telefonit, me qëllim uljen e diskriminimit. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble, kritikët thonë se kjo nismë po zhduk diversitetin kulturor.

Në ekonominë botërore, telefonatave për shërbimin ndaj klientit, mund t’i përgjigjet dikush që gjendet në anën tjetër të botës. Punonjësit e kompanive që veprojnë në fushën e reklamimit dhe shërbimit ndaj klientit trajnohen për muaj të tërë për të komunikuar siç duhet me klientët, të cilët kanë gjuhë dhe kulturë tjetër.

Pavarësisht këtyre seancave për forcimin e aftësive të tyre, të folurit karakteristik bazuar tek origjina e tyre, del shpesh në pah.

Thuajse çdo ditë këta punonjës përballen me diskriminim dhe ndonjëherë edhe me abuzim”, thotë Sharath Keshava Narayana, bashkëthemelues i kompanisë Sanas

Zoti Narayana është bashkëthemelues i kompanisë me bazë në Kaliforni, Sanas, që përmes teknologjisë mund të rregullojë shqiptimin e folësit, me qëllim për ta bërë sa më pak të dallueshëm theksin. Si në rastin e këtij punonjësi nga Filipinet.

“Përshëndetje. Quhem Igi. Jam nga Paranake”.

“Hi, my name is Iggy, I am from Parañaque.”

“Hi, my name is Iggy, I am from Parañaque.”

Dallimi është i lehtë, por zoti Narayana thotë se po i ndihmon punonjësit të shmangin diskriminimin.

Ne nuk po përpiqemi të fshehim faktin se një person është nga India apo Filipinet. Por zëri duhet të dalë i qartë, të krijojë idenë e një individi plot vetëbesim dhe mprehtësi që të nxisë dëshirën e telefonuesit për të zhvilluar një bisedë me të”, thotë ai.

Diskrimimi nga telefonuesit eshtë një nga shkaqet kryesore të shkarkimeve nga puna të këtyre punonjësve. Vetë zoti Narayana ka punuar në një zyrë të shërbimit ndaj klientit, edhe pse nuk shfajëson sjelljen e telefonuesve, thote se i kupton ata.

“Kur dëgjojnë theksin, gjëja e parë që shoh është mungesa e besimit tek ky person. Ideja se kanë pritur shumë kohë për të zgjidhur një problem dhe tani po komunikojnë me një person me të cilin e kanë të vështirë të bëjnë lidhjen e zërit dhe kanë pikëpyetjen se a mundet që t’ua zgjidhë ky person problemin", thekson ai.

Sociologu Aneesh Aneesh thotë se mjete si Sanas mund të ndihmojnë në uljen e ngarkesës për agjentët e zyrës së shërbimit ndaj klientit.

Megjithatë ai shqetësohet se këto aplikacione tregojnë prirjet dehumanizuese në teknologji, zhdukjen e diversitetit kulturor.

Shumica e komunikimit tonë ndërmjetësohet përmes disa teknologjive. Por kur teknologjitë fillojnë të ndryshojnë theksin tonë, në fakt ato transformojnë thelbin tonë”, thotë sociologu.

Zoti Narayana thotë se edhe pse sistemi Sanas nuk është i detyrueshëm, 97 për qind e e punonjësve e përdorin atë.

Kam dëgjuar thirrjet e mia pasi kam përdorur Sanas. Tingëllon sikur anglishtja është gjuha ime e parë, kur në fakt nuk është kështu. Një zgjidhje përmes teknologjisë që më lejon të mos ndryshoj theksin, por personi tjeter më kupton shumë shumë qartë. A nuk është diçka e mrekullueshme? " , thotë ai.

Për momentin, inteligjenca artificiale duket se i ndihmon njerëzit të lidhen me njëri tjetrin.

XS
SM
MD
LG