Oleksiy Reznikov i paraqiti sot Parlamentit të Ukrainës dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes.
Akti për dorëheqjen nga detyra erdhi disa orë pasi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy njoftoi shkarkimin e ministrit dhe zëvendësimin e tij me Rustem Umerov, një politikan dhe biznesmen nga Krimea që drejton Fondin e Pasurive Shtetërore, dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në bisedimet gjatë luftës.
Oleksiy Reznikov i paraqiti sot Parlamentit të Ukrainës dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes.
Akti për dorëheqjen nga detyra erdhi disa orë pasi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy njoftoi shkarkimin e ministrit dhe zëvendësimin e tij me Rustem Umerov, një politikan dhe biznesmen nga Krimea që drejton Fondin e Pasurive Shtetërore, dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në bisedimet gjatë luftës.
Zëvendësimi i ministrit të Mbrojtjes përfaqëson tronditjen më të madhe tek strukturat e mbrojtjes së Ukrainës, që kurse Rusia nisi agresionin ndaj saj, në shkurt të vitit 2022.
Oleksiy Reznikov, i cili u emërua si ministër mbrojtjeje në nëntor të 2021, ka ndihmuar në sigurimin e mbështjetjes ushtarake perëndimore në vlerë prej miliarda dollarësh, për luftimet ndaj trupave ruse.
Por ndaj tij dhe ministrisë që ai drejtonte ka patur akuza për korrupsion, në lidhje me prokurimet për ushqimin e anëtarëve të forcave të armatosura dhe uniformat ushtarake. Disa organizata të shoqërisë civile për ndihmën ushtarake e kanë akuzuar institucionin e tij për burokraci në pranimin e ndihmës. Zoti Reznikov i ka cilësuar shpifje akuzat dhe ka hedhur poshtë çdo pretendim për shkelje të ligjit.
Në letrën e tij të dorëheqjes, zoti Reznikov ofroi një pasqyrë të punës së tij 22 mujore në krye të ministrisë së Mbrojtjes, duke vlerësuar forcat ukrainase në rezistencën ndaj trupave ruse dhe përpjekjet e ministrisë për të siguruar ndihmë ushtarake nga Perëndimi.
Vendimi i zotit Zelenskyy për ta larguar atë nga detyra është shoqëruar me reagime të ndyshme.
“Besoj se duhet të mbajë përgjegjësi për çmimet për ushqimet e ushtrisë dhe uniformat. Besoj se së paku për këto duhet të japë llogari”, thotë Ihor, ushtar ukrainas
“Besoj se dorëheqja është dhënë në momentin e duhur. Ka patur shumë raportime në media sipas të cilave ministria e tij ishte e përfshirë në korrupsion në fushën e prokurimeve. Nuk dëgjova prej tij ndonjë shpjegim të arsyeshëm kur fliste në televizion apo në internet", shprehet Dmytro Duginov avokat në Kiev .
“Është e vështirë të bësh një vlerësim, sepse nuk jemi në dijeni të shumë gjërave. Mendoj se veprimet e tij kanë qenë në dobi të Ukrainës", thotë Oleksandr Labovkin, avokat në Kiev .
“Mendoj se ai ka qenë një ministër mbrotjeje i mirë dhe e ka bërë shumë mirë punën e tij”, thotë Svitlana punonjëse në universitet, në Kiev.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u tha gazetarëve në Delauer të dielën se ishte në dijeni që Presidenti Zelensky kishte zëvendësuar shefin e tij të mbrojtjes, por nuk bëri komente të mëtejshme publikisht.
41 vjeçari, Rustem Umerov, që pritet të marrë drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes, që prej shtatorit të vitit 2022 drejton Fondin e Pasurive Shtetërore.
Njërëzit pranë tij vlerësojnë aftësitë e tij për të negociuar. Ai është përfshirë në shkëmbimin e të burgosurve të luftës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë mbi marrëveshjen e grurit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
Zëvendësimi i ministritë të Mbrojtjes duhet të miratohet në Parlament. Presidenti Zelenskyy tha se nuk pret ndonjë pengesë nga ligjvënësit ukrainas.