Në Ekuador po zhvillohen votimeve për të zgjedhur një president të ri ndërsa vendi është përfshirë së fundmi nga një dhunë e pashembullt, që çoi deri në vrasjen e një prej kandidatëve për president, në fillim të këtij muaji.
Mes kandidatët kryesorë në zgjedhjet e së dielës është një aleat i ish-Presidentit Rafael Correa, i cili është larguar nga vendi, si dhe një milioner me përvojë në fushën e sigurisë, që ka premtuar se do të jetë i ashpër ndaj krimit.
Autoritetet kanë vendosur më shumë se 100 mijë policë dhe ushtarë, për të mbrojtur procesin e shmangur mundësitë për dhunë. Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Zgjedhor thanë se zgjedhjet do të dërgojnë "një mesazh të fortë demokratik, uniteti e shprese".
Votimi në Ekuador është i detyrueshëm për shumicën e popullatës me të drejtë vote, por pjesëmarrja mund të ndikohet për shkak të frikës së njerëzve për të marrë pjesë në votime.