Lidhje

Rritet numri i viktimave pas sulmeve ruse në lindje të Ukrainës


Pasojat pas sulmeve ruse nën qytein ukrainas Pokrovsk
Pasojat pas sulmeve ruse nën qytein ukrainas Pokrovsk

Ka shkuar në nëntë numri i viktimave si pasojë e sulmeve ruse me raketa ndaj një sërë objektesh banimi në lindje të Ukrainës, njoftuan zyrtarët ukrainës. Sipas tyre, 82 persona mbetën të plagosur.

Autoritetet lokale thane se dy raketa ruse goditën të hënën në mbrëmje, qendrën e qytetit Pokrovsk, në lindje të rajonit të Ukrainës e cila kontrollohet pjesërisht nga Rusia.

Zyrtarët ukrainas akuzuan të martën trupat e Kremlinit se objektiv i sulmit ishin ekipet e shpëtimit ukrainas.

Guvernatori i rajonit të Doneskut, Pavlo Kyrylenko tha se raketat, që u lëshuan në një distancë kohore prej 40 minutash nga njëra tjetra dëmtuan godina, shtëpi, hotele, dyqane dhe zyra të administratës.

Që prej nisjes së sulmit ndaj Ukrainës, Rusia ka goditur me raketa, dronë dhe artileri zona civile. Kremlini thotë se sulmon vetëm objektet ushtarake dhe pretendon se dëmet e tjera janë pasojë e mbetjeve nga përdorimi i mjeteve mbrotjëse ajrore ukrainase.

Ndërkohë, si pasojë e sulmeve të hënën në mbrëmje në qytetin e Kruhliakivka në rajonin e Kharkivit mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën nëntë të tjerë, tha guvernatori i këtij rajoni.

Zyra presidenciale ukrainase njoftoi se Rusia kreu sulme me bombë në Kupianks në rajonin e Kharkivit, ku mbetën të vrarë dy civile dhe u plagosën dy të tjerë.

XS
SM
MD
LG