Lidhje

Grushti i shtetit në Niger, përfundon afati për lirimin e presidentit


Mbështetësit e juntës ushtarake në Niger
Mbështetësit e juntës ushtarake në Niger

Të dielën skadoi afati që blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, i njohur si ECOWAS kishte vendosur ndaj udhëheqësit të grushtit të shtetit ushtarak në Niger për të liruar Presidentin Mohamed Bazoum dhe për të rikthyer në pushtet qeverisjen demokratike në vend.

ECOWAS, i paralajmëroi javën e kaluar udhëheqësit e grushtit të shtetit se në të kundërt, mund të përballen me një ndërhyrje ushtarake.

Të shtunën në mbrëmje, grupe të vogla banorësh shiheshin nëpër rrugët e kryeqytetit Niamey teksa mbanin vigjilje në mbështetje të grushtit të shtetit.

Protesta të përditshme në mbarë vendin janë organizuar dhe transmetuar në televizionet shtetërore të kontrolluara nga ushtria për të paraqitur një pamje të mbështetjes masive për grushtin e shtetit.

Udhëheqësit ushtarakë, që kanë marrë me forcë drejtimin e vendit, thonë se e rrëzuan presidentin në mënyrë që të luftojnë më mirë kryengritësit xhihadistë dhe korrupsionin.

Një pjesë e mirë e popullsisë duket se është e gatshme ta pranojë këtë justifikim për grushtin e shtetit dhe po shprehin zemërimin e tyre përballë kërcënimeve për përdorim force nga vendet fqinje.

XS
SM
MD
LG