Lidhje

Sekretari Blinken turne në vendet e Indo Paqësorit


Sekretari Blinken me Kryeministrin Hu'akavameilik në Tonga
Sekretari Blinken me Kryeministrin Hu'akavameilik në Tonga

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vazhdon të mërkurën turneun në rajonin. e Indo-Paqësorit me një ndalesë në Zelandën e Re. Një ditë më parë, zoti Blinken vizitoi Tongën, ku Shtetet e Bashkuara kanë hapur një ambasadë të re. Kjo është hera e parë që një kryediplomat amerikan viziton atë vend. Sekretari Blinken paralajmëroi vendet e Paqësorit jugor lidhur me rreziqet që paraqesin investimet kineze.

Sekretari Blinken mbërriti sot në Wellington të Zelandës së Re, pas një ndalese në Tonga, ku u takua të martën me Kryeministrin Hu'akavameilik, në përpjekje për të forcuar lidhjet strategjike me rajonin e Indo-Paqësorit për çështje si ndryshimet klimatike, siguria dhe demokracia.

Kryediplomati amerikan paralajmëroi gjithashtu lidhur me ndihmën nga Pekini, e cila është shtuar në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit, duke thënë se shpesh ajo ka efekte negative.

“Kemi patur shqetësime lidhur me disa fenomene që kemi vënë re në disa prej investimeve dhe është thelbësore për t’u siguruar që ato të bëhen në rrugë transparente, bazuar në ligj, me financim të qëndrueshëm, për situatën e borxhit në disa vende dhe duke respektuar autonominë e vendeve përfituese të ndihmave në mënyrë që të mos ketë fije politike të lidhuara me investimet që po bëhen”, tha kryediplomati amerikan.

Të enjten, zoti Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë dhe do të shikojë ndeshjen e futbollit mes Shteteve të Bashkuara dhe Holandës në Botërorin për femra.

Më pas ai shkon në Brisbane të Australisë, ku do të shoqërohet nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin për takime me homologët australianë.

Tonga, një arkipelag me rreth 100,000 banorë, është vendi i fundit në një varg shtetesh ishuj të Paqësorit, që po përpiqen të forcojnë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Ambasada e re amerikane në kryeqytetin Nuku’alofa u hap zyrtarisht në muajin maj.

XS
SM
MD
LG