Lidhje

Elon Musk i ndryshon emrin Twitter-it 


The new Twitter logo rebranded as X, is pictured in Paris on July 24, 2023, on the account of it's owner Elon Musk, after he changed his profile picture late on July 23, 2023, to the company's new logo.
The new Twitter logo rebranded as X, is pictured in Paris on July 24, 2023, on the account of it's owner Elon Musk, after he changed his profile picture late on July 23, 2023, to the company's new logo.

Rreth një vit pasi bleu për 44 miliardë dollarë kompaninë e mediave sociale, Twitter, Elon Musk njoftoi sot një ndryshim të madh se si duket kjo platformë: Zogu i famshëm ngjyrë blu është zëvendësuar me gërmën “X”.

Ndryshimet e para në këtë platformë u vunë re nga njerëzit që përdorin versionin në kompjuter të platformës, ndërsa në aplikacionet në telefon ende nuk është bërë ndryshimi.

Zoti Musk u kishte kërkuar përdoruesve ide për këtë ndryshim dhe më pas ai zgjodhi gërmën “X”, të cilën ai e cilësoi si “Art Deco minimalist”, duke thënë se “me siguri do të rafinohet”.

Gërma "X" projektuar në selinë e kompanisë Twitter në Kaliforni
Gërma "X" projektuar në selinë e kompanisë Twitter në Kaliforni

Nëse dikush në internet do të kërkojë në adresën: “X.com” serverat automatikisht do ta drejtojnë drejt adresës së internetit “Twitter.com”.

Në përgjigje të pyetjeve se si do të quheshin tweet-et (postimet në këtë platformë) kur të bëhet riemërtimi, zoti Musk u përgjigj duke thënë se “ato do të quheshin Xs”.

Musk ka qenë prej kohësh një adhurues i gërmës “X”. Miliarderi zotëron gjithashtu kompaninë e raketave “Space Exploration Technologies Corp”, e njohur si SpaceX.

Në vitin 1999 ai themeloi një biznes në internet të quajtur X.com, një kompani shërbimesh financiare në internet e njohur tani si “PayPal”.

Blerja dhe riemërtimi i rrjetit social “Twitter” janë pjesë e strategjisë së zotit Musk për të krijuar atë që ai cilëson si “supër aplikacioni”, i ngjashëm me WeChat, që përdoret në Kinë, i cili kombinon bisedat me video, mesazhe, transmetim të drejpërdrejtë si dhe kryen pagesa financiare.

Ekspertët, megjithatë thonë se emri i ri do të ngatërrojë pjesën më të madhe të audiencës së medias sociale, e cila tashmë është përballur me një sërë ndryshimesh.

Kompania po ashtu përballet me konkurrenti më të ri “Threads”, aplikacioni i ri i kompanisë “Meta” që synon drejtpërdrejt përdoruesit e Twitter-it.

XS
SM
MD
LG